Kreu i LSI-së, Petrit Vasili ka dhënë një konferencë për mediat, ku ka folur për objektivin e kësaj partie.
Marrëveshja mes PS-së dhe PD-së ka vënë në pikëpyetje koalicionin e Partisë Socialiste me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Pyetjes së gazetarëve, se si e komenton marrëveshjen PS-PD, e cila mund të jetë hapi i parë i një qeverisjeje mes tyre, duke nxjerrë nga loja LSI-në, Petrit Vasili i devijoi teksa e quajti këtë një element të patjetërsueshëm:
Pyetja e gazetares: Marrëveshja Rama-Basha është hapi i parë i një qeverisjeje mes PD-së dhe PS-së, si e komentoni?
“Sot jemi në një situatë më të qartë politike, kur të kthehemi nga zgjedhjet i kemi të gjitha në fushë. LSI bëri gjithçka që vendi të dalë nga kriza, kjo u bë realitet, i gjithë përqëndrimi i LSI-së tashmë është të dalë forcë e parë më 25 qershor. Ky është objektivi i patjetërsueshëm, të gjithë tjerat janë elemente të paqëndrueshme.”/ TIRANA TODAY