E hënë, 24 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

Rama: Detyra jonë të rikonfirmohemi sërish pas 4 vitesh

Asambleja e PS-së ka nisur me fjalën e kryeministrit Edi Rama, ku pritet që të shpall edhe emrat e kabinetit të ri qeveritar.

Rama e nisi fjalën e tij duke folur mbi procesin zgjedhor dhe betejat elektorale, ndërsa është vënë re edhe mesazhi i tij në podiumin ku po mban fjalimin.

“Gati për Shqipërinë”! Ky është mesazhi në podium që shoqërohet me foton e Shqiponjës.

Kreu i qeverisë kujtoi mënyrën si erdhi në pushtet Partia Socialiste, dhe si u rikonfirmua tashmë për herë të tretë. Mes të tjerash, Rama u shpreh se do bëjë gjithçka që të rikonfirmohet edhe herën e katërt në pushtet.

“Ishim një parti që vuante humbjen demoralizuese, pasojë e çarjes së egër, fryrjes nga dhjami i pushtetit, shurdhimi ndaj zërit të njerëzve të zakonshëm dhe sfilitjes nga lufta e brendshme. Një forcë politike pa disiplinë dhe orientim, e çoroditur dhe besimhumbur. U ngritëm me vështirësi, duke u përpjekur shumë.

Ripërtërihemi, bashkohemi, për t’u rikthyer në krye të vendit si alternativë e re qeverisëse. Nuk ja dolëm dot që në provën e parë të 4 viteve më vonë, humbëm me një diferencë kilometrike.

Historia e atyre zgjedhjeve është e njohur. Ajo që duhet kujtuar gjithmonë e që na ktheu në pushtet pas 8 vitesh në opozitë ishte këmbëngulja e madhe për t’ia dalë, për t’u forcuar e përmirësuar në çdo hap të një rrugë përpjetë. Arritëm të ngremë një makineri elektorale të fuqishme, duke ndërtuar një skuadër përfaqësuese, duke harmonizuar eksperiencën me energjitë e reja.

Fituam mandatin e parë 8 vite të shkuara, u konfirmuam në të dytin, dhe si askush më parë në historinë e zgjedhjeve shqiptare u rikonfirmuam këtë vit për të tretën herë radhazi. Kjo është fitorja më e vështirë që kemi arritur. Thjesht fakti që jemi ne të parët që e arrijmë flet vetë për veçorinë, por dhe vështirësinë e kësaj fitoreje.

Lexo edhe :   Rama: Presidentin e ri do ta zgjedhim ne, do i kthejmë dinjitetin asaj zyre

Por, kjo është edhe fitorja jonë më e vështirë për t’u merituar. Në politikë fitoret meritohen pasi arrihen. Fitoret e zgjedhjeve janë mundësia për të zhvilluar beteja të vazhdueshme, për t’iu kthyer zgjedhjeve me punë kredinë e lartë të përfaqësimit që ata u japin borxh fituesve me votën e tyre.

Lexo edhe :   Merr detyrën Arqipeshkvi i ri i Kishës Katolike, politika bëhet bashkë

Herën e katërt do ta kemi më të vështirë se sa këtë të tretën, por ama nuk e luan topi që detyra jonë ndaj atyre që na besuan dhe ndaj vetë Shqipërisë, që kemi nderin e jashtëzakonshëm ta udhëheqim, është të bëjmë të pamundurën për t’ia dalë të rikonfirmohemi përsëri pas 4 vitesh”, u shpreh Rama.

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zgjedhjet e nxehta të 6 marsit, 10 pritshmëritë për 6 bashki

Nga: Roland Qafoku Vendimi për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit më shumë duket si një pushim i detyruar i kërkuar nga trajneri në...

Recitoi mes dëborës/Meta: Vargjet e mia shqetësuan çunat e “Ballkanit të Hapur”

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, është pyetur nga gazetarët sot për recitimin që bëri së fundmi në Korçë, ndërsa në qytetin juglindor kishte nisur...

Meta i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Ramës

Pa humbur kohë, presidenti Meta i është përgjigjur thumbave të kryeministrit Rama. Presidenti Ilir Meta i ktheu përgjigje deklaratave të Ramës, se më 6...

“Kreu i FSHF”, Meta: Dënoj çdo ndërhyrje të politikës, që synon shantazhimin!

Ndërsa foli për mediat pas homazheve te shtatorja e Ismail Qemalit, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, Kreu i Shtetit, Ilir Meta është prononcuar edhe...

U ekzekutua nga një i mitur për hakmarrje, zbardhet ngjarja e rëndë në Lezhë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën. Një person është qëlluar për vdekje në fshatin Manati. Bëhet me dije se ka ndërruar jetë Lekë...