E premte, 26 Shkurt, 2021
10 C
Tirana

Rama: Brenda marsit vjen e gjithë sasia e mbi 41 mijë dozave nga Pfizer

Kompania Pfizer do dërgojë edhe 8.190 doza të vaksinës anti-covid mbrëmjen e sotme në vend. Kryeministri Edi Rama, në një konferencë nga Rinasi me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe atë të Rindërtmit, tha se brenda muajit mars do vijnë 40 mijë doza.

Ndër të tjera, ai shtoi se Shqipëria është në bisedime me një shtet mik për të marrë 360 mijë doza të vaksinës së Astra Zeneca-s.

Edi Rama: “Marrim një tjetër sasi të vaksinës Pfizer dhe siç e kemi thënë, brenda muajit mars do të bëhet lëvrimi i të gjithë sasisë prej 41 mijë e disa qindra doza, ndërkohë që vazhdojmë përpjekjen për të finalizuar marrëveshjen e rëndësishme me një shtet mik për 360 mijë doza të vaksinës Astra Zeneca dhe jemi në komunikim intensive me 2 shtete të tjera që të shtojmë sasinë e vaksinave që të mos kemi asnjë moment ndalim apo rënie të tempit me objektivin e shpallur që të vaksinojmë të gjithë popullatën brenda 14 muajve.

Ky objektiv është shumë ambicioz për faktin se siç ju e shihni, lufta për të siguruar vaksina është shumë e fortë dhe sasitë mbeten shumë të vogla. Ne nuk hymë te ata që dorëzohen dhe kam shumë besim se shumë shpejt do të kemi lajme shumë të mira. Vazhdojmë furnizimin me Pfizer, vazhdojmë vaksinimin, jemi në përfundim të vaksinimit të të gjithë të moshuarve në shtëpitë e kujdesit për ta dhe personelit, dhe kemi filluar me vaksinimin e kategorisë oplus 80 vjeç. Sot që flasim 70% e vaksinave janë në duart e 10 shteteve. Sot mbetet akoma shifra e 140 shteteve që nuk kanë asnjë dozë”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bardhi kallëzon Ballën në SPAK: Vartësit e tij kërcënojnë qytetarët për votën

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi, ka kallëzuar penalisht në SPAK rivalin e tij në këtë qark, Taulant Ballën. Gjatë intervistës në emisionin...

UNICEF sjell në Kosovë shiringa për vaksinën kundër Covid-19

Shefi i zyrës së UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë) në Kosovë, Murat Sahin përmes një postimi në llogarinë e tij në...

Kush do i fitojë zgjedhjet e 25 prillit? Del sondazhi i IPSOS

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open”...

Studimi i ri: Ja çfarë ndikimi ka mbajtja e maskës në rrahjet e zemrës

Studiuesit në Spitalet Universitare Rainboë Babies & Children (UH Rainbow), botuan të mërkurën të dhënat e një studimit të ri, që tregon se mbajtja...

Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Bamir Topit nga FRD? Bardhi zbardh detaje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherazi drejtues politik në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, komentoi mbrëmjen e sotme largimin e Bamir Topit nga...