Politikë

“Rama-Basha marrëveshje”/ Maliqi propozon që të ulet rroga e deputetit, ja arsyeja

               Publikuar në : 16:04 - 16/05/19 Enno

Deputetja Rudina Hajdari deklaroi sot në Kuvend se krerët e politikës kanë bërë marrëveshje, por sipas saj kjo marrëveshje nuk është në dobi të shqiptarëve.

Edhe deputeti Lefter Maliqi hedh dyshime për një marrëveshje të mundshme Rama-Basha, ndërsa uron që të bëjnë diçka për të ndryshuar sistemin.

Dyshoj se këta do të bëjnë marrëveshje, por inshallah ndryshojnë sistemin. Po pse qenkan ata jashtë më të korruptuar se ne, kush i bëri të korruptuar gjyqtarët dhe prokurorët, politikanët“, tha Maliqi.

Sa i përket situatës në të cilën ndodhet Policia e Shtetit, Maliqi propozoi që të ulet rrogat e deputetit e t’u shpërndahet punonjësve të policisë.

Unë jam gati vetë edhe si deputet, të ulet rroga e deputetëve vetëm policët të kenë paga më të mira. Të hiqen dhe lekët e vetingut dhe tu jepen policëve për karburant, makina se kemi qenë në disa drejtori policie dhe e dimë shumë mirë.

“Më 30 qershor policët e shtetit do të përballen. Më vjen keq që ne ironizojmë opozitën jashtë. Opozita jashtë nuk është Luli janë 800 mijë që kanë votuar si koalicion opozitar”, deklaroi Maliqi.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT