Editorial - Opinione

Rama apo Basha?


               Publikuar në : 17:30 - 07/11/19 M S

Nga: Klodian Tomorri

Supozojmë se zgjedhjet e ardhshme PS dhe PD garojnë me dy politika buxhetore.

PS:
Qeveria do të japë 100 euro në muaj transfertë nga buxheti, për çdo familje me zero te ardhura. Per çdo 1 euro te ardhur mbi nivelin zero, transferta ulet me 20 cent.

Pra një familjeje qe i ka te ardhurat 50 euro ne muaj, transferta i ulet me 10 euro, rrjedhimisht ajo do te përfitojë 90 euro.

Paratë për ketë skemë do te gjenden nga taksimi i të pasurve. Familjet qe fitojnë mbi 500 euro ne muaj, do te paguajnë takse 20 për qind, për çdo te ardhur mbi nivelin 500 euro. (Progresivizem)

PD:
Qeveria do te jape 100 euro ne muaj transfertë nga buxheti, per te gjitha familjet shqiptare, pavarësisht nivelit te te ardhura. Pra transfertën do ta përfitojne të gjithë pa përjashtim, si familjet ne ndihme ekonomike, ashtu dhe oligarkët.

Paratë për ketë politikë do te gjendet nga nje takse e sheshte 20 per qind mbi te ardhurat. (E sheshtë)

Kush është politikë me e ndershme nga këto të dyja? Ajo e Ramës apo ajo e Bashës?

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT