E premte, 3 Dhjetor, 2021
10.5 C
Tirana

Rama: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, me rëndësi për Ballkanin

Në 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, kryeministri Edi Rama e ka quajtur një domosdoshmëri edhe anëtarësimin e Kosovës.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se hyrja e Kosovës në NATO nuk është me rëndësi vetëm për shtetin e Kosovës, por në tërësi është me rëndësi për sigurinë e Ballkanit.

Kryeministri tha se dita e sotme është e veçantë, pasi është një moment krenarie, por edhe reflektimi.

Fjala e Ramës:

Ballkani gëzon sot një periudhë paqeje dhe përpjekje të ndërsjelltë. Sot ne s’jemi më armiqtë e njëri-tjetrit, por jemi miq kundër armiqve të tjerë. Ekstremizmi i shtetit islamik s’mund të shfaroset vetëm me forcën e armëve, por me forcën e mendjes. Kriza e refugjatëve sirianë, apo lufta kibernetike, janë rreziqe reale që kanë nevojë për një përgjigje të përbashkët ku secili ka vendin dhe rolin e vet. NATO duhet të përballet edhe me doktrina ofensive dhe një shpërfillje të hapur të ligjeve ndërkombëtare. Aneksimi i Krimesë është vetëm një nga dëshmitë aktuale të kësaj dukurie. Ne ndihemi jashtëzakonisht mirë sot që integrimi i Malit të Zi dhe Maqedonisë në NATO ka krijuar nja hapësirë të gjerë në Ballkan për Nato dhe ka çuar në mbushjen e një vakumi të krijuar pas ndryshimeve tektonike. Ballkani të mos jetë kurrë më porta ku influenca të vendeve të treta, arrijnë të depërtojnë, është e rëndësishme që edhe Kosova të bëhet pjesë e integruar e Aleancës euroatlantike. Shqipëria beson se anëtarësimi i saj është i domosdoshëm për të gjithë familjen euroatlantike. 10-vjetori i anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është momenti krenarie, por edhe reflektimi për çka duhet të bëjë më tutje. Forcat tona të armatosura janë sot shumë më të paguara, garanci e sigurisë të Shqipërisë në NATO. Por duhet të jenë edhe më të mirëpajisura, e të mirëpaguara./ Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bora dhe Semi do të “hakmerren” ndaj Donaldit në “Për’puthen Prime”

Puthjet e Donaldit me Beatrixin, kanë shkaktuar një bum komentesh në rrjet. Fansat janë ndarë në grupe, ndërsa ende nuk ka patur një reagim...

Sfida mes një intelektuali që kërkon të vërtetën dhe një politikani që gënjen

Nga: Andi Bushati Ka një aksiomë të mirënjohur që shpjegon përplasjen e një politikani me një intelektual në arenën publike: Sipas saj, i pari tenton...

S’donte të bënte vaksinën, italiani shkoi me krahun prej silikoni

Disa mund të akuzohen se po përpiqen t'i shmangen sistemit për të marrë një certifikatë vaksine, por mbase askush nuk është aq i shkathët...

S’ka më lavazhe e servise makinash poshtë pallateve!Veliaj tregon masat e reja

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një dëgjese të zhvilluar me ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe përfaqësues të institucioneve të përfshira...

Vrasja e ish-deputetit, Artan Hoxha nxjerr videon

Kristian Klemendit dhe Marjan Kolës, të dyshuar për vrasjen e Pashko Ujkës u është komunikuar arrestimi ditën e sotme. Edhe pse ata kanë mohuar...