E premte, 26 Shkurt, 2021
10 C
Tirana

Rama: Aeroportet, portet dhe akset rrugore do përfundojnë në mandatin e tretë

Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë në Fier, tregoi projektet që do përfundojnë nëse ai merr një mandat të tretë në zgjedhjet e 25 prillit.

Aeroporti i Kukësit, rruga Milot-Balldren si dhe porti në Vlorë e Durrës janë disa nga projoektet që kreu i qeverisë theksoi se do të përfundojnë në 4 vjeçarin e ardhshëm.

Edi Rama: ”Sot jemi në një fazë tjetër. sot kemi në proces përfundimin e aeroportit të Kukësit. Pandemia na ka goditur sepse na ka bllokuar për një kohë bujë të gjatë aeroportin e Vlorës. Presim që të dalë fituesi dhe të lidhet kontrata. Mund edhe të mos lidhet kontrata siç na ndodhi me Milot-Balldren. Do të hapim aeroportin e Sarandës. Me këto aeroporte ne do të kemi një fuqi të madhe plus.

Njerëzit ngatërrojnë stacionin e  autobusit me aeroportin, kur thonë c’na duhen ne s’kemi bukë. Për bukë s’ka vdekur asnjë që nga koha e Skënderbut. Por këtu është kohë që s’kemi bukë. Nga ana tjetër janë dy transformime të mëdha që nuk janë dëshira, por procese shumë të avancuara, porti i Vlorës dhe i Durrësit. I sjellin një tjetër fuqi motorike ekonomisë shqiptare, portet dhe aeroportet. Shtohet fluksi dhe menjëherë shtohen shërbimet, shtohen aktivitetet.

Aksi Muriqan-Milot-Tiranë përmes Thumanës-Rrogozhinë dhe Fier është gati. Kemi pasur Miltot-Fier dhe tani do t’i bashkojmë në një. Është një projekt që do të transformojë infrastrukturën. Janë një sërë projektesh të tjera po nuk po marr kohë. Këto janë projekte kyçe që nuk janë program elektoral , por pjesë e projektit tonë për t’i vënë në lëvizje.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bardhi kallëzon Ballën në SPAK: Vartësit e tij kërcënojnë qytetarët për votën

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi, ka kallëzuar penalisht në SPAK rivalin e tij në këtë qark, Taulant Ballën. Gjatë intervistës në emisionin...

UNICEF sjell në Kosovë shiringa për vaksinën kundër Covid-19

Shefi i zyrës së UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë) në Kosovë, Murat Sahin përmes një postimi në llogarinë e tij në...

Kush do i fitojë zgjedhjet e 25 prillit? Del sondazhi i IPSOS

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open”...

Studimi i ri: Ja çfarë ndikimi ka mbajtja e maskës në rrahjet e zemrës

Studiuesit në Spitalet Universitare Rainboë Babies & Children (UH Rainbow), botuan të mërkurën të dhënat e një studimit të ri, që tregon se mbajtja...

Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Bamir Topit nga FRD? Bardhi zbardh detaje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherazi drejtues politik në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, komentoi mbrëmjen e sotme largimin e Bamir Topit nga...