E shtunë, 6 Mars, 2021
13 C
Tirana

Rama: 369 mjekë dhe infermierë janë vaksinuar kundër koronavirusit

Kryeministri Edi Rama, shprehet se deri më tani 369 mjekë dhe infermierë të vijës së parë të betejës me COVID19, kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

Kreu i qeverisë bën me dije se javë pas jave do të rritet gradualisht ritmi sipas planit të vaksinimit.

Vaksinimi vazhdon sërish në Qendrën e Vaksinimit në ”Air Albania Stadium”.

”369 mjekë dhe infermierë të vijës së parë të betejës me COVID19 janë sot më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm, pas kryerjes së dozës së parë të vaksinës antiCOVID në Qendrën e Vaksinimit në Air Albania Stadium, në 6 ditët e para të vaksinimit, teksa procesi do të vijojë edhe sot, pa u ndalur. Javë pas jave rrisim gradualisht ritmin sipas planit të vaksinimit’’, shkruan Rama në rrjetin social, Facebook.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Kam dy ditë që pres informacion për motrën”/ Vëllai denoncon nga Infektivi

Një qytetar ka denoncuar faktin se ka dy ditë që nuk ka komunikim me motrën e tij, e cila është e shtruar në spitalin...

OBSH, ekipi hetimor përgatitet të nxjerrë raportin për origjinën e Covid-it

Hetuesit që zhvilluan inspektime në Kinë për të zbuluar origjinën e koronavirusit, do të nxjerrin në mes të marsit një raport me përfundimet e...

Qytetarja: Kisha vëllain në spital, paguanim lekë ose do e linin të vdiste

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi mëngjesin e sotëm vizitoi disa biznese të vogla në Njësinë numër 5 Tiranë. Të shumtë ishin qytetarët të cilën shprehën...

Devoll: 58-vjeçari mbytet në rezervuar, e kishte marrë me koncension

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Devoll pasi një 58-vjeçar është gjetur i mbyur në rezervuarin e Koshnicës. Mësohet se ai...

E rëndë/ Shkon në 3 numri i viktimave nga aksidenti në Rrogozhinë

Ka shkuar në tre numri i viktimave nga aksidenti i rëndë i trefishtë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë. Viktima e tretë është një...