Ralf Gjoni zbardh lëvizjen surprizë në politikën shqiptare

Deputeti Ralf Gjoni, sot ka paralajmëruar ndryshim të madh në politikën shqiptare. Ai ka deklaruar se shqiptarët duan alternativa të reja, dhe sapo të fillojë lëvizja, do krijoj parti të re.

Në një intervistë për ‘Report Tv’, ai u shpreh se në momentin që do të rihapet qarkullimi dhe lëvizja nga njëri-qytet në tjetrin, do të zbresë në bazë për të dëgjuar qytetarët. Kjo për të dëgjuar shqetësimet e tyre, në krijimin e një partie të re. Ralf Gjoni ka thënë më tej se shqiptarët duan alternativa të reja, dhe se është e udhës për të nisur një dialog mbarëkombëtar.

“Populli do të dalë kundër, populli shqiptar është shumë i zgjuar dhe po pret krijimin e alternativës së duhur, kjo na takon ne. Shqiptarët duna alternativa të reja dhe është roli ynë, ti japim shpresë këtij segmenti në zgjedhjet e ardhshme. Por se çfarë forme do të marrë, nuk jam në gjendje ta them. Në këtë momente është detyra jonë për ta krijuar këtë alternativë, është detyra jonë që në momentin që hapet lëvizja e lirë e njerëzve të fillojmë një dialog mbarëkombëtar. Të bisedojmë me njerëzit në bazë, se çfarë duan nga ne dhe çfarë roli duhet të luajmë për të përfaqësuar interesat e tyre më mirë në Parlament”, tha Ralf Gjoni.