Politikë

Ralf Gjoni vë me ‘shpatulla pa murit’ Ramën: S’kemi dëshirë të hyjmë në krevatin tuaj tresh!

               Publikuar në : 13:30 - 13/06/19 M. S

Deputeti nga listat e LSI-së, Ralf Gjoni, e ka cilësuar si një teatër seancën e sotme parlamentare. Në të njëjtën kohë ai i shpalli sfidë të hapur kryeministrit Rama, ku i kërkoi që ti jepte fund letrave kryedemokratit. Po kështu, Ralf Gjoni dha sinjalet se Rama i trembet Berishës, ndërsa i ‘zgjati dorën’ që të ndryshohej sistemi zgjedhor.

“Ne nuk kemi dëshirë të hyjmë në krevatin tuaj tresh. Edi ke vetëm një fije shprese të rehabilitohesh, e të hysh në histori, dil nga krevati, bëj një mea kulpa, dil këtu në shesh të burrave. Zotohu se brenda 30 nëntorit do të votoni ndryshimin e sistemit. Mjaft më me letra dashurie për Luljetën, mjaftë me flirtime me Ilir Metën, mjaft u trembe nga Sali Berisha”, tha ai.

“Trego këllqe, duke votuar ndryshimin e sistemit zgjedhor. Trego këllqe të ndryshojmë bajraktarët, ja ku jemi të pavarur, të papërlyer, jemi të gatshëm të hyjmë në zgjedhje me një kod të ri zgjedhor. Kjo që ndodh sot është cirk, teatër, ju vetëm provokoni sherre”, tha Gjoni.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT