E diel, 13 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Ralf Gjoni në krah të Qeverisë: Trishtim për këtë dhunë e urrejtje

Deputeti i ri nga lista e LSI-së, Ralf Gjoni ka reaguar lidhur me protestën e opozitës së bashkuar. Ai u shpreh trishtim për atë që quan “dhunë e urrejtje”, ndërsa shkruan se Policët janë qytetarë, baballarë, vëllezër, nëna e motra të të gjithë shqiptarëve.

“Punonjësit e Policisë janë qytetarë, baballarë, nëna, vëllezër e motra të të gjithë shqiptarëve. Trishtim për këtë dhunë e urrejtje që shohim!”, shkruan deputeti i ri në Facebook, duke iu referuar vetëm efektivëve të lënduar.

Kujtojmë se protesta e opozitës zgjati 4 orë, ku pati disa të lënduar nga radhët e policisë, por edhe nga qytetarët. Aktualisht, policia ka shoqëruar 20 persona nga protesta e opozitës, ku pati tensione dhe përplasje.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Euro 2020/ Austri- Maqedoni e Veriut, 18:00. Ja shqiptarët që priten në fushë

Europiani më në fund erdhi edhe për Maqedoninë e Veriut, pasi ata marrin pjesë për herë të parë në një turne të këtyre përmasave. Ndeshja...

Provimi i matematikës, maturantët para Ministrisë së Arsimit me kërkesat e tyre

Maturantët në të gjithë vendin kanë protestuar për vështirësinë  e provimit të matematikës me pretendimin se teza ishte e formuluar gabim dhe me tendencë....

PD/ Voton ish-kryetari Berisha. “Kjo garë nuk do ta nxjerrë PD-në më të ndarë”

Me maskë vënë, ish-kryeministri dhe kryetar i PD-së Sali Berisha mbërriti në selinë e PD-së për të votuar për kreun e ri të kësaj...

Korçë/ Mbytet një person në rezervuarin e Gjançit, nuk dihet identiteti

Një person ende i paidentifikuar është gjetur i mbytur në rezervuarin e Gjançit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po merr në pyetje banorët...

PD/ Voton kandidatja Harxhi, fjala e saj për median

Edit Harxhi, kandidatja e vetme grua për të marrë drejtimin e PD-së ka folur shkurtimisht për median siç patën bërë më parë dhe kandidatët...