Kryesore

Ralf Gjoni-mazhorancës: Meta është bishë politike! Vetë e zgjodhët, ta gëzoni

               Publikuar në : 11:51 - 13/06/19 S.N

Deputeti i opozitës Ralf Gjoni e ka cilësuar Metën një bishë politike. Ai iu drejtua mazhorancës, e cila kërkon tashmë shkarkimin e presidentit, teksa tha se “vetë e votuat, tani ta gëzoni!”.

Më tej, Gjoni zbuloi sipas tij se Rama kërkoi që mazhoranca të votonte Metën si president në mënyrë që ta largonte nga politika.

Por, deputeti shtoi se Meta nuk rri dot larg politikës dhe mazhorancës i gënjeu mendja se presidenti do rrinte mbi palët.

“Kjo që po bëni ju është cirk, është show. Më vjen për të qeshur kur ju shof juve që e votuat Metën për ta bërë president? A e votuat? Unë nuk e kam votuar. Ju e votuat, ta gëzoni, ta mbani. Jam i vetmi që e kam përjetuar si një ditë të zezë atë ditë të zgjedhjes së presidentit. As ju nuk keni dashur por për arsye tjera, unë e dija që largimi i Metës nga LSI-ja ishte fillimi i fundit të asaj partie. Rama ju urdhëroi ta zgjidhnit sepse donit ta hiqnit qafë nga politika. O Taulant çfarë kërkuat ju se Ilir Meta do ishte mbi palët politike ? hajde mendje hajde, ajo është bishë politike, ku jeton dot ai pa politikë. Në këto kushte, më mirë të ishim monarki, princi dhe princesha janë shumë më dinjitozë, çe duam presidentin kur ju e emëroni me whatsapp dhe e shkarkoni me whatsapp? Ç’taksirat kanë shqiptarët të merren me tekat tuaja.”

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT