E premte, 26 Shkurt, 2021
10 C
Tirana

Rakip Suli padit në SPAK ish-kryebashkiakun e Kamzës, Xhelal Mziu (Akuza)

Kreu i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli ka kallëzuar në Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) paraardhësin e tij Xhelal Mziu, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Akuza e Sulit lidhet me një leje ndërtimi që Mziu ka dhënë në zonën e Laknasit, për ndërtimin e një thertoreje që është kundërshtuar prej muajsh të tërë nga banorët e zonës.

Ky vendim për ta paditur Mziun me akuzën e shpërdorimit të detyrës, vjen pasi ky i fundit është propozuar nga kreu i PD-së Lulzim Basha për të qenë drejtues politik i demokratëve në Dibër.

Xhelal Mziu nuk kandidoi në zgjedhjet e fundit lokale për Bashkinë e Kamzës, duke bërë që Suli ta kishte të sigurt fitoren në bastionin historik të demokratëve. Mziu ka drejtuar Bashkinë e Kamzës për 3 mandate rradhazi që prej vitit 2007.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bardhi kallëzon Ballën në SPAK: Vartësit e tij kërcënojnë qytetarët për votën

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi, ka kallëzuar penalisht në SPAK rivalin e tij në këtë qark, Taulant Ballën. Gjatë intervistës në emisionin...

UNICEF sjell në Kosovë shiringa për vaksinën kundër Covid-19

Shefi i zyrës së UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë) në Kosovë, Murat Sahin përmes një postimi në llogarinë e tij në...

Kush do i fitojë zgjedhjet e 25 prillit? Del sondazhi i IPSOS

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open”...

Studimi i ri: Ja çfarë ndikimi ka mbajtja e maskës në rrahjet e zemrës

Studiuesit në Spitalet Universitare Rainboë Babies & Children (UH Rainbow), botuan të mërkurën të dhënat e një studimit të ri, që tregon se mbajtja...

Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Bamir Topit nga FRD? Bardhi zbardh detaje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherazi drejtues politik në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, komentoi mbrëmjen e sotme largimin e Bamir Topit nga...