E hënë, 6 Dhjetor, 2021
9.5 C
Tirana

Rajmonda Bulku: Xhevdeti jetoi shumë pak si gjysh i lumtur

Aktorja e mirënjohur Rajmonda Bulku shprehet e tronditur për lajmin e ndarjes nga jeta të kolegut Xhevdet Ferri. Ndonëse ishte e informuar për sëmundjen e rëndë të Xhevdet Ferrit, ajo kishte shpresa te ndonjë mrekulli. E prekur për ndarjen nga jeta të kolegut të saj, ajo kujton se sa pak e shijoi ai kohën si gjysh.

“Ne jemi duke punuar, jemi në skenë duke vënë një shfaqje, dhe na lajmëruam. U shokuam, jo se nuk e prisnim me thënë të drejtën, por lajm i fundit i tmerrshëm. Më vjen shumë keq, nuk e di, mendoja se mund të ndodhte ndonjë mrekulli kur ai është bërë gjysh. Mendoja se ajo qënie që do të vinte në jetë, mund ta tjetërsonte. Por jetoi shumë pak si gjysh i lumtur.

Njeriu gjithmonë shpreson, prandaj i thoja që do të vijë një atmosferë tjetër në shtëpinë tuaj me lindjen e bebit. Por nuk di çfarë të them, njeriu shpreson deri në fund.

Por tani na ra kështu papritur. Ishte një student i shkëlqyer, serioz, një aktor që premtonte shumë, shumë i ditur, fjalët më të mira do të thoja. Me një familje, me vajzën, bashkëshorten…Më vjen keq që ju iku dikush shumë i dashur, shumë i shtrenjtë, shoku i tyre. Ishim në mes të punës dhe ngelëm, ngrimë kur e morëm lajmin”, tha Bulku në një lidhje telefonike me “News24”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

S’ka më sekrete/ Ja kur do të mbahet Festivali i 60-të i Këngës në RTSH

Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të përfcillet LIVE për publikun shqiptar në mbrëmjet e 27,28 dhe 29...

Ekzekutimi i ish-deputetit, bashkëshortja nxjerr emrat dhe ndryshon dëshminë

Natalina Ujka, bashkëshortja e biznesmenit shkodran Pashko Ujka, ka treguar për grupin hetimor se personat me të cilët bashkëshorti i saj ka pasur konflikte...

Misteret e pazgjidhura të Luftës së Dytë Botërore

Ne të gjithë i duam misteret, dhe Lufta e Dytë Botërore siguroi shumë të tilla. Shkalla e madhe e luftimeve dhe e taktikave të tokës së djegur, solli...

Ish-banori i “Big Brother”: Donaldi nuk është fitues, mes çiftit s’ka dashuri

Ish-banori i “Big Brother”, Adi Pojana, teksa ishte i ftuar në studion e “Shqipëria Live”, ka komentuar lidhjen e shumëpërfolur mes Donaldit dhe Beatrix. Për...

“Shkelje financiare”, arrestohet presidenti i klubit italian

Presidenti i një prej klubeve të Serisë A është vënë në pranga, për shkelje financiare mes të cilave edhe deklarimin e falimentit të kompanive...