E premte, 7 Gusht, 2020
26 C
Tirana

Rafaelo, artisti që vdiq prej seksit?

Më të lexuarat

Bejruti u godit nga një raketë? Videoja që nxjerr fakte tronditëse

Autoritetet në Bejrut ende nuk e kanë të qartë plotësisht se çfarë e shkaktoi tragjedinë. Bëhet fjalë për më tepër se 130 të vdekur,...

“E bëmë për nderin e familjes, vinte tek e afërmja jonë”, vëllezërit zbardhin konfliktin me taksistin 71-vjeçar

Vëllezërit Shera kanë pranuar vrasjen e taksistit 71-vjeçar, ndërsa kanë thënë se ishin përpjekur që të zgjidhnin një konflikt. Dy vëllezërit Arsil dhe Sajmir Shera...

Këta janë dy vëllezërit që vranë taksistin 71-vjeçar, ja çfarë iu gjeti policia gjatë kontrollit të befasishëm 

Arsil dhe Saimir Shera janë të dyshuarit kryesor për vrasjen e taksistit 71-vjeçar, Abdulla Budlla. Policia thotë se arrestuan 32-vjeçarin Sajmir Shera, i dënuar...

Rregullat dhe oraret e reja për kalimet në Greqi/ Policia jep detajet

Ashtu sikurse autoritetet greke njoftuan më herët, pikat e kalimit kufitar me Shqipërinë do t’u nënshtrohen rregullave dhe orareve të reja. Policia e Shtetit njofton...

Meta dekreton me shpallje 4 ligje të qeverisë

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot me shpallje 4 ligje të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë. Me anë të një njoftimi, Presidenca bën me dije...

Imazhet satelitore tregojnë katastrofën e vërtetë të shpërthimit në Bejrut

Imazhet satelitore japin një pasqyrë më të qartë të shtrirjes së vërtetë të shkatërrimit në Bejrut pasi një depo e mbushur me kimikate të...

“Nuk e ka zakon malësori të tallet me vdekjen e dikujt”, qytetari bën ‘për një lek’ Berishën

Kreu i qeverisë Edi Rama, postoi disa vargje në rrjetet sociale, për të nderuar nënën e tij. Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon Ramën, që nuk...

“The Simpson” kanë parashikuar shpërthimin në Bejrut? Pamjet po trondisin botën (VIDEO)

Duket e frikshme por seriali "The Simpsons" ka parashikuar shpërthimin në Bejrut. Seriali mjaft i njohur amerikan “The Simpson” që tregon jetën e një...

“Portokalli”-a nuk do të jetë në Top Channel? Florjan Binaj zbulon ku do ta shohim sezonin e ri

U bë një kohë e gjatë që në mediat rozë përflitet se spektakli “Portokalli”, që mban logon e Top Channel që prej krijimit, do...

Paralajmërimi i Bill Gates: Koronavirusi asgjë para krizës së re që po na afrohet

Filantropi i njohur, Bill Gates, ka paralajmëruar se kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, nuk është asgjë përpara asaj që po afron. Në një...

Kjo, vërtet mund të jetë një përrallë e njohur, por legjenda se artisti abuzonte me të dashurën e tij shërbeu në fund për të mbajtur gjallë jetën e tij…

Nga: Monika Stafa

Me shkas prej përvjetorit të vdekjes së artistit

A është e mundur të vdesësh për shkak bën se shumë dashuri? Mesa duket, kjo është ajo që ndodhi me piktorin e talentuar të Rilindjes, Rafaelon me dhunti hyjnore, sic quhet ndryshe, sipas biografit të tij, Giorgio Vasari. Për shekuj me rradhë, Rafaelo Sancio da Urbino është njohur si piktori më proeminent i epokës së Rilindjes, me më shumë talent se Mikelanxhelo dhe më shumë produktiv se bashkëkohësi i tyre më i vjetër, Leonardo Da Vinci. Edhe pse ai vdiq në moshën 37 vjeçare, më 6 prill të vitit 1520, Rafaelo vete, dominonte si shembulli i përkryer i klasicizmit në traditën akademike të artit evropian deri në mesin e shekullit të 19-të.

Giorgio Vasari shkruan në librin e tij “The Lives of the Artists” që Rafaelo, i cili vdiq në kulmin e fuqive të tij, u mashtrua prej pasionit të tepruar. Këndvështrimi me të cilin është vëzhguar ecuria e shëndetit të piktorit që shenjoi epokë, shprehet kritika, megjithatë është mesjetar: dihet se trupi kontrollohet prej humoreve dhe shëndeti në përgjithësi varet pikërisht prej ekuilibrit të tyre. Që këndej, shkruan Vasari, Rafaelo filloi të destabilizohej nga të bërit dashuri në mënyra të cuditshme në shtrat apo dhe nga eksperimentet e shumta që ai i ushtronte me qejf. Por a është kjo teoria që na bind se njeriu mund ta gjejë vdekjen prej një mënyre të tillë në kohën e sotme? Pra nga të bërit me tepri e seksit?

E megjithatë biografi i tij, Vasari shkon më tej kur na përshkruan deri në detaje jetën emocionale të Rafaelos. Artisti i ri, i talentuar, i pashëm dhe po aq i sjellshëm, shkruan ai ishte aq shumë i dashuruar me të dashurën e tij sa që ajo u lejua të jetonte me të, në Villa Farnesina në Romë ndërsa pikturonte afresket e saj. Pa seks, nuk ka afresk, kish këmbëngulur Rafaelo tek papati. Historia e dashurise së tij me La Fornarinen, siç Vasari e quan, i ka hipnotizuar artistët përgjatë shekujve. Që këtej Rafaelo u bë një ikonë e epshit botëror. Është e njohur piktura e famshme e Joseph Mallord William Turner, “Rome, from the Vatican. Raffaelle, Accompanied by La Fornarina, Preparing his Pictures for the Decoration of the Loggia”, ku Turner u frymëzua prej historisë së piktorit të madh dhe krijoi këtë kryevepër të madhe të artit botëror. Në ballë të pikturës është Loxhia e Vatikanit, me Rafaelon dhe La Fornarina në plan të parë (Rafaelo eshte duke treguar pikturat e tij të fundit, ndërsa argjendurat e saj janë shpërndarë në ballkonin e ulët që duket tej). Rafaelo ishte piktori i preferuar i papëve. Ideja se një artist i tillë, kaq i përsosur dhe kaq i adhuruar prej Kishës e pat turbulluar shume Turnerin ndërsa kishte gjithë fuqinë e botës të ushtronte presion për ta marrë të dashurën e tij në Vatikan, me forcën e pandaltë të mos rreshtte kurrë pasionin e tij të të bërit dashuri. Po aq kjo sjellje dhe temperament i tij pat cmendur madje më shumë edhe vetë Pikason tregojnë bashkëkohësit e tij. Ndaj dhe në fund të jetës së tij, Pikaso krijoi një seri gravurash pornografike të cilat përshkruajnë Rafaelin dhe La Fornarinën duke bërë dashuri, ndërsa Mikelanxhelo qëndronte i fshehur nën shtrat.

Legjenda e Rafaelos epshor, mesa duket ka tërhequr mjaft artistë gjatë shekujve. Por a ka ndonjë të vërtetë në të? Para se ta shkulësh prej mendje thonë kritikët këtë përrallë banale, mjafton të kundrosh me vëmendje portretin e kësaj gruaje të zhveshur, veper e Rafaelos. Ky eshte portreti i famshem i tij, ekspozuar në Pallatin Barberini në Romë. A është ajo La Fornarina? Gruaja e bukur qëndron syhapët duke shfaqur dritën rrëzëllitëse të saj në formën me klasike po aq edhe intime. Po cfarë duket thellë syve të saj? Tejcon vec një magji, nëse e sheh me vëmendje. Mendon se e gjejmë dot? Po, me siguri, kushdo që don të shikojë përtej. Shenjën se Ajo i përket Atij. E gjitha që duket, nuk është vecse një proklamatë dashurie e Tij ndaj saj por kurrsesi një nudo e ftohtë; Ajo është E Dashura e Artistit. Ndaj që këtej, kuptojmë se sigurisht nuk ishte seksi ai që vrau Rafaelin. Thjesht ai, seksi pra, ndihmoi artin e tij të jetojë me gjatë.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rritja e rasteve/ Greqia mbyll ishullin e famshëm

Greqia do të mbyllë për 10 ditë me radhë ishullin e Porosit. Vendimi erdhi pasi gjatë 24 orëve të fundit, në ishull u konfirmuan...

Bie nga kati i dytë i shtëpisë ku po vidhte, humb jetën i riu shqiptar

Një 30-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, pasi ra nga kati i dytë i një ndërtese në Santhià (Vercelli, Itali). Ai ishte futur së bashku me...

Infermieri shqiptar në Itali i vjedh llogarinë bankare të moshuarit me koronavirus

Policia italiane po heton në gjendje të lirë një infermier 41-vjeçar, nga Shqipëria. Ai akuzohet se së bashku me të dashurën kanë zbrazur llogarinë...

“Nuk pranonte mjekim”/ Mjeku psikiatër: Çekiçi dhunonte të afërmit sa herë drogohej

Mjeku psikiatër, Gentian Cala, tregon se problemet e shëndetit mendor të Olsi Çekiçit kishin lindur si pasojë e përdorimit të lëndëve narkotike. Cala i cili...

Ruli e ka kuptuar (vonë, po më mirë vonë se kurrë)

Nga Skënder Minxhozi Kur në 1 shtator 2005 Fatos Nano dha dorëheqjen nga kryetar i Partisë Socialiste, askujt në PS nuk i filluan dhimbjet e...