E mërkurë, 21 Tetor, 2020
6 C
Tirana

Qytetet shqiptare ekstremi më i varfër i Europës, kryeson Kukësi

Më të lexuarat

Një izolim i dytë nga koronavirusi? Rrakacolli tregon skenarët

Rritja alarmante  e rasteve të reja me Covid-19 ditët e fundit në vend, ka shtuar frikën te qytetarët se mund të ketë një izolim...

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

Abuzim me tendera, SPAK arreston ish-drejtorin e Prokurimeve të OSHEE

Policia e Tiranës ka kryer ekzekutimin e urdhërarresteve për disa zyrtarë të OSHEE-së, me urdhër të SPAK-ut. Në pranga ka rënë, ish-Drejtori i Prokurorimeve të...

Rekord i ri të infektuarish, konfirmohen 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Ende nuk ka asnjë shenjë përmirësimi nga situata me pandeminë në vend. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 4 persona. Burime zyrtare nga...

Kina, 3 Hëna artificiale në orbitë për të kursyer energjinë elektrike

Ambicia e hapur e Kinës për të qenë superfuqia kryesore e botës, po shtrihet edhe në dominimin e hapësirës, ku rivalja kryesore është sërish...

Keni aplikuar për Lotarinë Amerikane? Ambasada del me njoftimin e rëndësishëm

Gjatë ditëve të fundit, Ambasada Amerikane në Tiranë ka këshilluar qytetarët shqiptarë mbi mënyrën e aplikimit për Lotarinë Amerikane. Të gjithë ata persona të cilët...

Ish-drejtoresha e Tatimeve tregon kujt i përket rafineria e Ballshit

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me çështjen e rafinerisë së Ballshit. E ftuar në Syri.net, Shehaj...

Sherr me Luanën gjatë emisionit? Zbulohet e vërteta e largimit të Veleshnjës

Pak ditë më parë u aludua se aktori i humorit Rezart Veleshnja, kishte pasur një zënkë me moderatoren Luana Vjollca, dhe për këtë arsye...

Rekord infektimesh në Itali/ Rajonet fillojnë të mbyllen nga kjo fundjavë

Sikundër u njoftua më herët, Italia do të nis me masat e reja kufizuese, në tentativë për të ulur numrin e të infektuarve. Vala...

“Kam kaluar koronavirusin”, Alketa Vejsiu rrëfen përjetimet

Moderatorja Alketa Vejsiu ka zbuluar se e ka kaluar koronavirusin. Edhe ajo nuk i ka shpëtuar infektimit me COVID-19, por fatmirësisht simptomat duket se...

Në vlerësimin që Eurostat i bën nivelit të jetesës në Europë i konsideron të varfra ato rajone qe i kanë të ardhurat për frymë më pak se 75 për qind e të ardhurave mesatare te vendeve anëtare të BE. Duke i identifikuar rajonet nën nivelin 75 për qind shpërndahen fondet për të çuar përpara kohezionin social. Në Europë rajonet më të varfra janë në pjesën lindore, dhe jugore të saj, si Rumani, Bullgari, Greqi dhe disa rajone në Spanjë, të cilat i kanë të ardhurat për frymë nga 60-75 për qind të mesatares së BE.

Por një vlerësim i fundit i INSTAT zbardh dramën e gjendjes ekonomike të rajoneve shqiptare dhe 12 qarqeve të vendit, të cilat i rendit shumë keq edhe në raport me rajonet më të varfra të Europës.

Të dhënat tregojnë se vetëm qarku i Tiranës e ka PBB-në për frymë sa 42 për qind e mesatares së BE-së teksa 8 qarqe të tjera i kanë të ardhurat për frymë më pak se 25 për qind e të nivelit mesatar të BE-së për vitin 2017.
Qarku më i varfër i vendit Kukësi, e ka PBB për frymë sa 18 për qind e mesatares se Europës, duke u renditur edhe për vitin 2017 si, rajoni më i varfër i Europës.
Qarku i Fierit i ka të ardhurat sa 31.3% e mesatares së BE-së, Gjirokastra 30.9%, Durrësi 30.2 %, Vlora 25.6%, Berati me 25.4%, Dibra me 22.8%, Korça me 22.7%, Shkodra me 21.9.3 % dhe Elbasani me 21.1 për qind e mesatares së BE.

Brenda vendit, Tirana e ka PBB për frymë 2.2 herë më të larta se qarku i Kukësit që është më i varfëri në vend. Ndërsa gjithashtu Tirana ka një diferencë të madhe ekonomike edhe me qytetin e Elbasanit edhe pse janë fqinjë. PBB për frymë në Elbasan është dy herë më e ulët se në Tiranë.
Përgjatë vitit 2017 hendeku ekonomik ndërmjet Tiranës dhe rajoneve të tjera u thellua më tej. Teksa kjo ecuri është një paralajmërim se qytet shqiptare do të vijojnë të zbrazen drejt Tiranës apo në emigracion pikërisht për shkak të hendekut të lartë ekonomik.

Lexo edhe :   Shifrat e FMN-së: Çdo shqiptar pritet të varfërohet me 425 USD në 2020-n
Lexo edhe :   Shifrat e FMN-së: Çdo shqiptar pritet të varfërohet me 425 USD në 2020-n

Më 2017 rritjen më të lartë e shënoi Qarku Tiranë me një rritje në terma realë prej 8,54 %, i ndjekur nga Qarku Durrës me një rritje në terma realë prej 4,09 % dhe Qarku Berat me një rritje në terma realë prej 1,92 %.

Rritja ekonomike u ngadalësua në Qarkun Vlorë, duke shënuar një rënie në terma realë prej 3,26 % dhe në Qarkun Korçë me një rënie në terma realë prej 2,22 %.
Si një e tërë, të ardhurat për frymë të Shqipërisë janë sa rreh 30% e mesatares së BE-së, duke e renditur edhe si shtet si më të varfërin e Europës. Serbia dhe Maqedonia e kanë këtë tregues në rreth 37% dhe 35% përkatësisht, ndërsa në mal të Zi është rreth 40%.

Sipas Eurostat, pabarazitë që ekzistojnë midis rajoneve të ndryshme mund t’i atribuohen një gamë të gjerë faktorësh, duke përfshirë: ndryshimet e sjella nga globalizimi (si zhvendosja dhe kalimi i aktiviteteve prodhuese dhe shërbimeve), trashëgimia e ish sistemeve ekonomike, zhvillimet socio-ekonomike, largësia gjeografike dhe disponueshmëria e burimeve, duke përfshirë ato njerëzore. Këto manifestohen, ndër të tjera, në formën e privimit social, strehimit me cilësi të dobët, kujdesit shëndetësor ose arsim, shkallë më të lartë të papunësisë, ose infrastructure e papërshtatshme./Monitor.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Diplomati zbulon detajet: Ministri grek është me origjinë shqiptare

Ish-drejtori i Drejtorisë së Çështjeve Juridike e Konsullore, Ksenofon Kristafi ka folur lidhur me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias. Në një prononcim për “Open”,...

Arjan Çani: Dendias me origjinë nga Vunoi i Shqipërisë, kushëri me Ramën

Moderatori Arjan Çani ka hedhur disa hipoteza lidhur me kryeministrin Edi Rama dhe kryediplomatin Nikos Dendias, duke pohuar se të dy janë të afërm...

‘Deti’, Hajdari: S’ka zgjidhje tjetër përveç Hagës

Për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë do të vendosë Gjykata e Hagës. Vendimi në fjalë u mor sot në takimin që zhvilloi ministri...

A mbetet Partia Socialiste caku i fundit i Metës?!

Nga: Ben Andoni Do jetë e vështirë për presidentin Ilir Meta të bëjë diçka, të lartësisë së egos së vet, me mbarimin e mandatit si...

Pezullon punësimet e portalit, lë nxënësit me aftësi të kufizuar pa mësim

Në kundërshtim me ligjin, pezullon punësimin për mësuesit ndihmës edhe pse këta të fundit i vendos portali “Mësues për Shqipërinë”. Jonida Jonuzi e cila ankohet...