Prej tre ditësh qytetarët kanë dalë në protestë nëpër rrethe të ndryshme të vendit. Qytetarët kërkojnë uljen e taksave, të çmimit të karburantit dhe energjisë elektrike.
Në Shkodër qytetarët kanë bllokuar rrugët hyrëse në qytet. Në Fushë Krujë është bllokuar rruga Milot-Tiranë.
Protestuesit thonë se do t’u bashkohen studentëve në Tiranë. Në Shqipërinë e mesme ka pasur protesta në Lushnjë, ku qytetarët kanë bllokuar rrethrrotullimin e Plugut, pikë që lidh autostradën me Tiranën dhe jugun e vendit. Po kështu një tjetër vatër proteste është edhe ajo e minatorëve.