Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Fundjave Ndryshe
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Fundjave Ndryshe
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Qytetarët po ikin nga Kosova, mijëra aplikime për viza në shtetet e BE-së

2 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Qytetarët po ikin nga Kosova, mijëra aplikime për viza në shtetet e BE-së

Numri i qytetarëve të Kosovë që aplikojnë për viza në shtetet e Bashkimit Europian po vazhdon të rritet çdo ditë. Për vizë në Gjermani në dhjetor të vitit 2021 kanë aplikuar mbi gjithsej 56 mijë qytetarë. Kurse, mbi 6 mijë qytetarë të Kosovës kanë aplikuar për vizë në Ambasadën e Kroacisë. Mijëra aplikime ka pasur edhe për Slloveni e shtete të tjera.

Qytetarët e Kosovës duket se me çdo kusht duan të ikin nga vendi i tyre në ndonjë shtet tjetër të botës. Numri i atyre që aplikojnë për viza punë po rritet për çdo ditë.

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka bërë të ditur se për procedurën e shortit në dhjetor të vitit 2021 ka pranuar gjithsej 56 mijë e 639 aplikime. Nga të gjitha regjistrimet, sipas tyre, nga gjeneratori i rastësishëm i drejtuar në mënyrë kompjuterike në një procedurë të shortit janë përzgjedhur ata të cilët e marrin një termin për aplikim në muajin e ardhshëm.

“Secilin muaj jepen proporcionalisht aq terminë, ashtu që në fund të vitit arrihet kontingjenti prej më së shumti 5.500 vizave që eventualisht mund të lëshohen për këtë kategori”.

Drejtori i Hulumtimeve nga Instituti GAP, Jeton Mehmeti, ka thënë se numri i kërkesave për leje pune të paraqitura nga qytetarët e Kosovës në Agjencinë Federale të Punësimit të Gjermanisë përbën 30% të të gjitha aplikacioneve nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Pesë sektorët me rrezikun më të lartë të ikjes së fuqisë punëtore janë TIK-u, gastronomia, inxhinieria dhe kujdesi shëndetësor. Në bazë të anketave me të punësuar në sektorin privat del se ndër arsyet kryesore të emigrimit janë: pagat e ulëta, kushtet e këqija të jetesës dhe mungesa e mundësive në Kosovë”.

Sipas tij, nëse ky trend i emigrimit vazhdon, disa sektorë në Kosovë rrezikojnë të mbesin pa fuqi të kualifikuar punëtore.

Pas ankesave për pamundësi të zënies së terminëve dhe numrit të madh të të interesuarve Ambasada e Gjermanisë, nga dhjetori i vitit që shkoi e ka ndryshuar mënyrën e aplikimit për terminë për vizë pune. Ajo ua ka dhënë mundësinë të gjithë të interesuarve që të regjistrohen e mandej përzgjedhja të bëhet me anë të shortit.

Për shkak të pandemisë, në vitin 2020 dhe 2021, Ambasada e Gjermanisë nuk ka lëshuar viza pune. Ndërsa në vitin 2019 Ambasada ka lëshuar më shumë se 50 mijë viza. Prej tyre rreth 36 mijë viza Schengen, si dhe rreth 15 mijë viza nacionale për qëndrime afatgjata, si bashkim familjar, viza pune e viza studimi.

Kurse, nga Ambasada e Kroacisë në Prishtinë kanë treguar se gjatë vitit 2021, 6 mijë e 221 qytetarë të Kosovës kanë aplikuar për vizë. Ky numër është rritur dukshëm krahasuar me vitin 2020, ku kishin aplikuar 4 mijë e 804 persona.

“6 221 persona aplikuan për vizë kroate në vitin 2021”, kanë thënë nga ambasada kroate.

Nga kjo ambasadë, po ashtu, kanë thënë se për shkak të kufizimeve nga pandemia, dorëzimi i një aplikimi për vizë në ambasadën kroate që nga marsi i vitit 2020 është pezulluar përkohësisht, megjithatë disa kategori janë përjashtuar dhe në mesin e tyre edhe personat që u është lëshuar leja e qëndrimit dhe e punës në Kroaci.

Kroacia është një nga vendet me numrin me të madh të aplikimeve për viza puna nga qytetarët e Kosovës.

Ndërsa, Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ditë më parë ka kritikuar Qeverinë Kurti për heshtje karshi ikjes së qytetarëve.

“Përse kjo heshtje? A nuk ishit ju qeveria e shpresës? Përse kaq shumë qytetarë ia mësyjnë ta lëshojnë vendin? Ata duan të ikin sepse qeveria nuk po tregon aftësi për ringjalljen ekonomike, përkundrazi, po e fundosë dita ditës edhe më shumë ekonominë edhe ashtu në krizë”, ka shkruar Haradinaj.

Ambasadat e vendeve të Bashkimit Evropian që janë në Kosovë, përfshirë ato që japin viza për zonën Shengen, vazhdojnë të japin viza udhëtimi për qytetarët që synojnë bashkimin familjar, për biznese, punë, viza për studentë, turistike dhe për raste të caktuara urgjente.

Vizat e punës nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë lëshohen në kuadër të “Rregullores për Ballkanin Perëndimor”. Deri më 31.12.2023 shtetasit nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, kanë një qasje të privilegjuar në tregun gjerman të punës – pavarësisht nga kualifikimi i njohur në Gjermani. Kusht për dhënien e vizës mbetet miratimi i Agjencisë Federale të Punës. Brenda një viti kalendarik mund të lëshohen maksimalisht 25.000 miratime për aplikacione të tilla, 5.500 në vit nga të cilat për aplikues nga Kosova. Sipas Ambasadës, ky numër korrespondon deri diku me numrin e vizave të kësaj kategorie të lëshuara para pandemisë.

Procedura e shortit realizohet secilën herë në Ministrinë e Jashtme Federale në Berlin nën mbikëqyrjen e më shumë personave.

Sipas Ambasadës, për pjesëmarrje në procedurën e shortit për terminë në muajin pasues është i domosdoshëm një regjistrim i ri. Në fillim të çdo muaji do të hapet dhe do të qëndrojë e hapur për 2 deri në 3 javë një listë e re e regjistrimit për terminë për aplikim. Periudha e saktë e hapjes së listës publikohet çdo muaj në uebfaqen e Ambasadës. Aktualisht është e hapur lista e regjistrimeve për terminë për periudhën shkurt deri fillim të marsit.

Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, të cilit nuk është miratuar ende liberalizimin e vizave, pavarësisht përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga Bashkimit Evropian.

Vendimi për këtë çështje ka ngecur për shkak të skepticizmit që kanë shfaqur shtetet si Franca dhe Holanda./Monitor

Tags: bekosovaviza

TË LIDHURA

Vdekja e të riut shqiptar në territorin e Serbisë, reagon familja: Nuk i dimë ende rrethanat
Rajoni

Vdekja e të riut shqiptar në territorin e Serbisë, reagon familja: Nuk i dimë ende rrethanat

22:46 | 28/09/2023
Policia greke operacion në kufirin me Shqipërinë, arrestohen 18 emigrantë të paligjshëm, gjenden armë
Rajoni

Policia greke operacion në kufirin me Shqipërinë, arrestohen 18 emigrantë të paligjshëm, gjenden armë

21:09 | 28/09/2023
Gjendet i vdekur një kosovar në Serbi
Rajoni

Gjendet i vdekur një kosovar në Serbi

18:48 | 28/09/2023
Next Post
Mbërrin i ftohti polar në Shqipëri, ulen ndjeshëm temperaturat

Mbërrin i ftohti polar në Shqipëri, ulen ndjeshëm temperaturat

Aksidentohet në Serbi një autobus nga Kosova, 9 të plagosur

Aksidentohet në Serbi një autobus nga Kosova, 9 të plagosur

Efekti sezonal, Euro prek nivelin më të ulët që nga shkurti 2020

Rritje e lehtë e euros dhe paundit britanik, me sa këmbehen sot

JU REKOMANDOJMË

Ra në prangat e policisë, kush është Klea Gjata, e dashura e Laert Haxhiut që u zbulua nga i penduari Artan Tafani

Ra në prangat e policisë, kush është Klea Gjata, e dashura e Laert Haxhiut që u zbulua nga i penduari Artan Tafani

11:22 | 28/09/2023
Si nisi tragjedia në dasëm, ku humbën jetën 114 të ftuar, mes viktimave dhe çifti

Si nisi tragjedia në dasëm, ku humbën jetën 114 të ftuar, mes viktimave dhe çifti

18:26 | 27/09/2023
Ishin me pushime, dy vajzat gjenden të vrara me plumb në kokë në hotel

Ishin me pushime, dy vajzat gjenden të vrara me plumb në kokë në hotel

22:24 | 26/09/2023
Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor, e diel 24 shtator 2023

22:11 | 23/09/2023




TË FUNDIT

Vdekja e të riut shqiptar në territorin e Serbisë, reagon familja: Nuk i dimë ende rrethanat
Rajoni

Vdekja e të riut shqiptar në territorin e Serbisë, reagon familja: Nuk i dimë ende rrethanat

by mirseda
22:46 | 28/09/2023
0

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në...

Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor, e Premte 29 Shtator 2023

22:30 | 28/09/2023
“Ishte kthyer në një mit”, Hoxha: Laert Haxhiu cilësohej i paprekshëm, paguante policët dhe kishte lidhje të forta shtetërore

“Ishte kthyer në një mit”, Hoxha: Laert Haxhiu cilësohej i paprekshëm, paguante policët dhe kishte lidhje të forta shtetërore

22:05 | 28/09/2023
Vidhnin nëpër vila ora luksoze, stoli e shufra ari, në pranga 8 persona, mes tyre 5 shqiptarë

Vidhnin nëpër vila ora luksoze, stoli e shufra ari, në pranga 8 persona, mes tyre 5 shqiptarë

21:44 | 28/09/2023
Policia greke operacion në kufirin me Shqipërinë, arrestohen 18 emigrantë të paligjshëm, gjenden armë

Policia greke operacion në kufirin me Shqipërinë, arrestohen 18 emigrantë të paligjshëm, gjenden armë

21:09 | 28/09/2023

Tirana Today


© 2023 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Fundjave Ndryshe
  • Media Marketing

© 2022 TiranaToday Dev by : Techzero1.com