E mërkurë, 8 Korrik, 2020
19 C
Tirana

Qytetarët në izolim, trafikantët nuk ndalin punën. Ja çfarë ka zbuluar sot policia

Më të lexuarat

Macron shkarkon ministrin e Brendshëm

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shkarkoi të hënën nga detyra ministrin e Brendshëm, Christophe Castaner. Shkarkimi është pjesë e një riorganizimi të kabinetit qeveritar, pas...

Berisha publikon denoncimin/ Veliaj vendos taksë për t’u futur në Parkun e Liqenit

Hyrja për në Parkun e Liqenit të Tiranës, është bërë me pagesë. Ndonëse më herët nuk është bërë publike një gjë e tillë, qytetarët...

“10 mijë euro shpërblim”, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për një person të rrezikshëm (FOTO)

Policia e Shtetit kërkon ndihmën e qytetarëve, për të gjetur një person shumë të kërkuar. Bëhet fjalë për shtetasin Talo Çela, 49 vjeç, lindur...

I sekuestrohen tri llogari bankare me vlera marramendëse, policia i nxjerr emrin ‘bosit’ nga Fieri

Pas një hetimi disamujor është bërë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vendosjen e konfiskimit të tri llogarive bankare...

“U largova nga Shqipëria, do isha viktima e radhës”, ish-drejtuesi i policisë flet pa ‘doreza’

Shkëlqim Pepkolaj ka mbajtur postin e zv-drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit, por dhe detyra të tjera të rëndësishme në Policinë e...

Situata shqetësuese në Shqipëri/ Mësuesja infektohet gjatë provimit të maturës

Koronavirusi po shtohet me ritme të frikshme. Situata në vendin tonë po njeh trend në rritje, e po kështu edhe bilanci i viktimave është...

Ndryshimi mes trupit të gruas dhe burrit: 8 fakte që duhet t’i dini

Trupi i gruas, ndonëse mund të përshkruhet gjerësisht si i butë dhe delikat, ndodh të durojë edhe dhimbjet e paimagjinueshme të lindjes. Por kjo...

Aktori i serialit ‘Sulejmani i madhërishëm’ dhunon partneren e tij (FOTO)

Edhe aktorët e serialeve kanë një jetë të trazuar, me plot të papritura. Angazhimet e tyre profesionale dhe produkti i tyre, i nxjerr më...

Ndalohet në Rinas me mbi 18 mijë euro. Ja ku i kishte fshehur paratë 46-vjeçarja

Një 46-vjeçare është ndaluar në Rinas, me një shumë të madhe eurosh të padeklaruara. Ajo u kap gjatë kontrollit në aeroport, teksa kishte me...

“Lajm i bukur”, Rama bën publik zbulimin më të fundit në Shqipëri (FOTO)

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë një lajm të bukur me qytetarët, sikundër e cilëson ai. Rama bën të ditur se Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore,...

Blutë e Shkodrës kanë finalizuar operacionin e koduar “Shtoj i Ri”, ku dhe kanë bërë të mundur sekuestrimin e 58 kg lëndë narkotike cannabis sativa. Uniformat blu, në vendin e quajtur “Shtoj i Ri”, kanë ndaluar mjetin e dyshuar që mund të transportonte lëndë narkotike.

Policia i ka kërkuar drejtuesit të automjetit tip ‘Benz’, shtetasit H. A. dhe pasagjerit B. D., dokumentet e identifikimit dhe autorizimin për lëvizje, si dhe të hapte bagazhin e automjetit për kontroll.

Drejtuesi i mjetit, bashkë me dokumentet, u ka ofruar punonjësve të policisë edhe një kartëmonedhë dy mijë lekëshe, me qëllim shmangien e kontrollit të mjetit. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit që drejtohej nga shtetasi H. A., u gjet 46 kg lëndë narkotike. Po kështu, nga kontrolli i ushtruar në banesë, në bashkëpunim me Policinë e Krujës, u gjet edhe një sasi tjetër lënde narkotike, rreth 12 kg. Në përfundim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i katër shtetasve.

Njoftimi

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Shtoj i Ri”. Operacioni, nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër. Transportonte lëndë narkotike, tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore për të shmangur kontrollin e mjetit, por vihet në pranga, së bashku me bashkëpunëtorin që ishte pasagjer në mjet. Vihen në pranga edhe dy shtetas të tjerë, për përkrahje të autorit të krimit. Sekuestrohen 58 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në kuadër të kontrolleve të ushtruara për zbatimin e masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, si dhe për goditjen e trafiqeve të paligjshme që mund të zhvillohen duke përfituar edhe nga situata, bazuar në  informacionet e marra më parë për një mjet që po transportonte lëndë narkotike në drejtim të Koplikut, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shtoj i Ri”.

Shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Shtoj i Ri”, kanë ndaluar mjetin e dyshuar që mund të transportonte lëndë narkotike  dhe i kanë kërkuar drejtuesit të automjetit tip Benz, shtetasit H. A. dhe pasagjerit B. D., dokumentet e identifikimit dhe autorizimin për lëvizje, si dhe të hapte bagazhin e automjetit për kontroll. Drejtuesi i mjetit, bashkë me dokumentet, u ka ofruar punonjësve të Policisë edhe një kartëmonedhe dy mijë lekëshe, me qëllim shmangien e kontrollit të mjetit.

Lexo edhe :   29-vjeçarit i sekuestrohen 15 mijë paund në Rinas, ja ku i kishte fshehur
Lexo edhe :   Arrestohen 3 të rinj në Durrës, ja për çfarë akuzohen

Punonjësit e Policisë kanë bërë shoqërimin në ambinentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, e të dy personave, të cilët kanë tentuar të largohen, por janë prangosur nga shërbimet e Policisë.

Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit  që drejtohej nga shtetasi H. A., u gjet 46 kg lëndë narkotike, si dhe nga kontrolli i ushtruar në banesë, në bashkëpunim me Policinë e Krujës, u gjet edhe një sasi tjetër lënde narkotike, rreth 12 kg.

Në vijim të veprimeve nga shërbimet e Seksionit Operacional të DVP Shkodër, në fshatin Golem janë kapur dhe shoqëruar edhe dy shtetas të tjerë që kishin djeni për ngjarjen, konkterisht shtetasit A. Z. dhe R. Gj.

Në përfundim të veprimeve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

H. A., 35 vjeç, banues në Fushë Krujë, për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,
B. D., 26 vjeç, banues në Varion, Fushë Krujë, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”,
R. Gj., 20 vjeç, banues në Bardhaj, Shkodër, për kryerjen e vepres penale “Përkrahja e autorit të krimit”, dhe A. Z., 27 vjeç, banues në Shkodër, për kryerjen e vepres penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale gjithsej 58 kg cannabis sativa, dy automjete dhe 4 aparate celular.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

‘Ta liroj djalin nëse më jep 4 mijë euro’/ Shantazhonte biznesmenin, pranga punonjësit të policisë

Një efektiv policie në Komisariatin e Kavajës është vënë në pranga, pasi i ka kërkuar para një shtetasi për mos arrestimin e djalit të...

29-vjeçarit i sekuestrohen 15 mijë paund në Rinas, ja ku i kishte fshehur

Nga ana e policisë është goditur një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Tashmë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale...

Aktori i serialit ‘Sulejmani i madhërishëm’ dhunon partneren e tij (FOTO)

Edhe aktorët e serialeve kanë një jetë të trazuar, me plot të papritura. Angazhimet e tyre profesionale dhe produkti i tyre, i nxjerr më...

“Jep dorëheqjen, nuk izolohemi”, protesta në Beograd kundër shtetrrethimit (FOTO)

Pas masave të shtetrrethimit që lajmëroi presidenti Vuçiç, për shkak të përhapjes së koronavirusit, mbrëmjen e djeshme në Beograd nisën protestat. Mijëra qytetarë zbarkuan në...

Temperaturat ulen në mëngjes, por ja si do të jetë moti gjatë ditës së sotme

Vendi ynë do të mbizotërohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike, duke bërë që kthjellimet të jenë prezente në pjesën më të madhe të vendit. Por...