Sot kryeministri Rama ka zgjedhur të heshtë ndaj protestës së studentëve, e cila shënon ditën e tretë të saj. Ashtu siç e ka bërë të udhës që të ndajë postimet në Facebook, qytetatët i janë kundërvënë, madje në të shumtën e rasteve nuk kanë kursyer as ofendimet.
Ata çuditen se si Rama ka zgjedhur që të mos reagojë, kur të gjithë studentët anembanë vendit janë mbledhur e protestojnë. Situata është rënduar edhe më tej, ndërsa me pankarta ata ironizojnë ministren Nikolla e jo vetëm.
Ka të tjetë të cilët i kërkojnë që të lënë postin, para se populli ta tërheqë zvarrë. Qytetarët po kështu i kërkojnë Ramës që të tregohet realist, dhe askush të mos fshijë komentet e tyre, pasi një ditë do të përballet me realitetin e trishtë.