E premte, 5 Mars, 2021
12 C
Tirana

Qysh sot, çdo ditë të jetë 21 Janar

Nga: Frrok Çupi

Për gjithë planetin sot është data 22, por për ne shqiptarët duhet të jetë, si dje- 21 Janar. Edhe nesër, e pasnesër, e çdo ditë…, të jetë 21 Janar. Deri në shekullin kur do të ndëshkohen vrasjet shtetërore që u kryen këtu….Përderisa vetë planeti i vendosi me dorë datat e ditët, e nuk i vendosi Zoti; atëherë edhe ne kemi arsye që çdo ditë ta quajmë ‘21 Janar’.

Përderisa ligji dhe Drejtësia e Demokracisë moderne ka dështuar në dhënien e Drejtësisë dhe në ndëshkimin e vrasësve të katër burrave në derën e zyrës së qeverisë, në 21 Janar 2011, atëherë ne marrim të drejtën që zoti u dha kombeve, njësoj si planetit, që ta ndalojmë datën te plaga që na dhemb më shumë.

Ne shqiptarët, kemi edhe një arsye tjetër, po kaq hyjnore:

Ne kishim një Demokraci para-politike aq të kthjelltë e të balancuar, saqë edhe vende të Evropës na e kanë njohur herë me zili e herë me admirim. Të ngrihemi çdo mëngjes me datën 21; ndryshe prapë do të jemi viktima.

Ne, 3 ose 4 milionë do të jemi viktimat, ndërsa 4 dëshmorët që i vranë duke protestuar kundër korrupsionit qeveritar, do të harrohen përjetë. Nëse vrasësit nuk do të gjykohen dhe ndëshkohen, atëherë jo të varrosurit, por ne të gjallët jemi viktima. Që dje në mbrëmje, vrasësi nisi t’i thotë viktimës se ti do të shkosh në burg të përjetshëm; do të dënohesh ‘katër herë nga 30 vjet’. Domethënë je i vdekur. Kështu do të jemi të gjithë, të pështyrë dhe të akuzuar nga vrasësi. Të paktën, kur të vinë që të na vrasin, të na gjejnë në gjoks një medalion me shënimin ‘21 janar’.

21 janari të shënohet në shtrungën ku do t’i vënë njerëzit si bagëti në kullosë. Aty do t’i kalojnë njerëzinë në një shteg të ngushtë dhe do t’u marrin qimen se cili është me vrasësin e cili jo. Kemi shumë të vobektë, por edhe politikanë e gazetarë, që e quajnë ‘hero’ vrasësin. Prandaj në shtrungë të dallohet kush e mban’21 janarin’.

Lexo edhe :   A mund të jetë Albin Kurti alternativa e tretë në Shqipëri?

Kur të bëhet vettingu, sado i kotë, i politikanëve, ai të marrë emrin ‘Akti 21 Janari’. Nuk ka për të bërë ndonjë punë të madhe, por të paktën fëmijët dhe gratë e politikanëve do ta dinë se ku po shkojnë burrat e baballarët.

Kur të bëhet ceremonia e fundit e gjetjes së eshtrave të të vrarëve në Ballkan, edhe ky të quhet ’21 janari’. Të rënët në Ballkan, të gjithë kanë prapa shpine një akt makabër politik njësoj si 4 këta të Tiranës. Me këtë rast edhe shqiptarët etnikë do të shikojnë njëri- tjetrin në sy.

Lexo edhe :   Një portret i paautorizuar për historianin Marenglen Kasmi

Në parlamentin e ri që vjen pas 25 prillit, në krye të çdo grupi parlamentar të vihet tabela ‘21 Janar’. Ndërsa për deputetët që atë ditë ishin autorë e fajtorë, mund të aplikohet një mënyrë për t’u kujtuar ‘Gurin e Kishës’ që dikur i mallkuari e mbante mbi kurriz para të gjithëve. Të katër do të jenë deputetë: Meta, Berisha dhe Basha… Po i katërti? I katërti është një mjek që fshehu të vërtetën e vrasjes duke shkelur mbi Hipokratin; ai është caktuar si deputet i ri sepse e meriton.

Fajtorëve që vranë katër vetë duke qenë liderë të vendit, t’u priten pemët para shtëpisë dhe t’u merren vilat. Ky është një kod i lashtë i demokracisë para- politike për kombin tonë. Priten pemët dhe digjet shtëpia e fajtorit, me qëllim që të mos shfaqet më!- ky është kodi. Ndërsa grekët e lashtë aplikuan kodin që zjarrvënësve të ndalohej t’u përmendej emri.

Në maskën anti- koronavirus dhe në dyer të gjykatave, gjithashtu, mund të shënohet ’21 Janar’.

Edhe në dyert e 12 banjave në vilën e Lalëzit, në secilën të shkruhet ’21 Janar’. Aty mund të shkruhen edhe këto fjalë: ‘Këtu lahen kokat e kujtdo’. Do të shërbente për të kujtuar se ditën gjakatare të 21 Janarit 2011, Ilir Meta, katër dëshmorët e protestues të tjerë, i quajti ‘kokë palarë’.

Qysh sot duhet bërë kjo; ndryshe kujtesa jonë mund të na tradhtojë si deri tani.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ronaldo drejt largimit, Juventusi “piketon” ish-sulmuesin e Interit

Situata e pandemisë nuk i ka ndihmuar klubet e futbollit nga ana financiare të cilat duket se janë me humbje për shkak dhe të...

Serbia merr 500 mijë vaksina kineze/ Vuçiç: Presim dhe 13 milion të tjera

500,000 doza të tjera të vaksinës kineze “Sinofarm”, kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Serbi. Lajmin e ka dhënë presidenti serb Aleksandër Vuçiç, në një...

Fenomeni “Tirja”,/ Bushati: Ndodh kudo, në Gjermani doktori vrau 118 pacientë

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati e ka quajtur të turpshme faktin e fokusimit të vëmendjes ndaj rastit të sanitares së Shefqet Ndroqi, Tire...

Ministri francez: Vaksinat ruse dhe kineze, rrezik për shëndetin publik

Një ministër i kabinetit francez u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të mos i përdorin vaksinat ruse ose kineze për COVID-19n, nëse ato...

Meta: Kush nuk voton, s’ka të drejtë të ankohet për pasojat e qeverisjes

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka bërë thirrje shqiptarëve për të votuar masivisht në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Sipas Metës, ai qytetar që...