E hënë, 1 Mars, 2021
11 C
Tirana

Qipro akuzon Turqinë për rritjen e numrit të azilkërkuesve

Qiproja akuzoi Turqinë për krijimin e një rruge të re për migrantët, e cila ka ngarkuar këtë vend me përqindjen më të lartë të azilkërkuesve në Bashkimin Evropian.

Në muajt e fundit, Qipro është përballur me rritje të numrit të azilkërkuesve. Ky vend është anëtar i Bashkimit Evropian që nga viti 2004.

“Turqia është origjina e shumicës së flukseve të azilkërkuesve. Ky vend nuk po arrin të zbatojë të gjitha marrëveshjet në lidhje me migrimin drejt Qipros”, tha Ministria e Jashtme dhe ajo e Brendshme e Qipros, në një deklaratë të përbashkët, raporton AFP.

Deklarata i bëri thirrje Komisionit Evropian dhe organizatave ndërkombëtare të ndihmojnë vendin për të ndaluar flukset e paligjshme të migrantëve dhe për të siguruar kthimet e ligjshme.

Rreth 3.6 milionë refugjatë sirianë gjenden në Turqi.

Në vitin 2016, Bashkimi Evropian arriti marrëveshje me Turqinë për ndaljen e rrjedhës së migrantëve në Evropë. Ankaraja kishte marrë përsipër të pranonte përsëri migrantët që nuk kishin të drejtë për mbrojtje ndërkombëtare, në këmbim të miliarda eurove ndihmë.

BE-ja në dhjetor të vitit 2020 tha se i kishte ndarë Turqisë gjashtë miliardë euro të premtuara në vitin 2016. Paratë e BE-së janë caktuar për projekte të veçanta sociale brenda Turqisë për të ndihmuar refugjatët dhe ato nuk do t’i paguhen drejtpërdrejt qeverisë turke./REL/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kosova në pritje të konfirmimit nga COVAX për marrjen e vaksinave

Ministria në detyrë e Shëndetësisë në Kosovë tha se është në pritje të “konfirmimit final” nga COVAX për marrjen e dozave të para të...

Ukraina hedh në plehra vaksinat anti-covid, mjekët refuzuan t’i marrin

Ukrania ka hedhur poshtë disa doza vaksina anti-covid pasi mjekët kanë refuzuar që t’i marrin. Në lidhje me këtë ka folur edhe kreu i Partisë...

A mund ta kishin pushtuar dot britanikët Bashkimin Sovjetik?

Më 2 shtator 1945, presidenti amerikan Herri Truman, shpalli fundin e Lufës së Dytë Botërore. Me dorëzimin e Japonisë, bota mund të merrte frymë...

Takimet në Bruksel, Rama: Vlerësime shumë të mira për Shqipërinë

Kryeminstri Edi Rama e cilësoi si një ditë pozitive dhe produktive vizitën e tij në Bruksel ditën e sotme. Edhe pse në momente të vështira...

E bujshme nga Italia, PSG nis bisedimet për Elseid Hysajn

Një lajm i bujshëm ka qarkulluar së fundmi në mediat italiane. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i cili mund të...