Qindra mbështetës të PD mbushin sheshin ‘Nënë Tereza’, me flamuj dhe mbi makina

Në Shqipëri sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme që do të zhvillohen më 25 prill.

Partia Demokratike, e cila është partia më e madhe opozitare, do të hapë fushatën e saj elektorale në sheshin ”’Nënë Tereza”.

Mbështetësit e saj kanë shkuar në shesh me makina, ku duket se janë të shumtë ata që do të ndjekin nga afër fushatën.

Bëhet e ditur se PD-ja nuk ka bërë thirrje për qytetarët, teska prezentë jenë vetëm kandidatët për deputetë. Kreu i kësaj partie, Lulzim Basha, pritet që të listojë pikat e programit të tyre qeverisës.

Ndërkohë, mësohet se në shesh janë krijuar rrathë të shumtë, në të cilët nuk do të lejohen më shumë se 10 vetë, në kuadër të masave anti-covid.