E mërkurë, 15 Korrik, 2020
17 C
Tirana

Qeveria shqiptare shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore

Më të lexuarat

“Mund të kemi 600 raste në ditë”, Brataj i përgjigjet Dashos

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i ka kthyer përgjigje ekspertit të Shëndetit Publik, Erion Dasho, pas deklaratës së bërë nga ky i fundit...

I riu rrezikon burgun për një bombol, prokurori ‘kyç’ gojën (VIDEO)

Emisioni “Stop” ka trajtuar këtë të martë një histori të çuditshme nga Korça. Kostandin Beqirllari ka një biznes familjar që ka të bëjë me...

VIDEO/ Shkupi “pushtohet” nga flamujt shqiptarë një ditë para nisjes së votimeve

Maqedonia e Veriut po mban sot fazën e dytë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ditën e sotme do të lejohen të votojnë vetëm të...

Ndyshimet kushtetuese/ Rama mesazh të fortë Metës dhe Bashës

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka komentuar me anë të disa postimeve në Twitter, ndryshimet e miratuara sot në Komisionin e Ligjeve. Po kështu...

Zbulohet çfarë pritet të ndodhë nesër me Hashim Thaçin

Siç duket, Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë nuk i kanë mjaftuar dy ditë për të përfunduar intervistën me Presidentin e Kosovës, Hashim...

“Mendoni për të nesërmen”, Manastirliu poston foton e pacientit në terapi intensive

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, i bën thirrje të rinjve që të tregojnë më tepër përgjegjshmëri, duke respektuar masat ndaj pandemisë. Ajo ka ndarë me...

“Nuk ka qenë e thjeshtë ta bindja”, Pëllumb Pipero zbulon si është njohur me bashkëshorten

Ndryshe nga sa e kemi parë këto muaj, në krye të detyrës për të qënë pranë qytetarëve të infektuar me COVID-19, mjeku Pëllumb Pipero...

Italia e mbyllur për shqiptarët deri në fund të korrikut

Çdo shtet ka marrë masat drastike, në lidhje me izolimin e rasteve të infektuar, e po kështu bllokimin e kufijve që situata të mos...

“Do paguajmë të gjithë banorët”/ Rama: Nis dhënia e granteve në Tiranë

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se ka nisur shpërndarja e granteve për banesat e dëmtuara në Tiranë, nga tërmeti i 26 nëntorit. Ai theksoi se...

Bum rastesh të reja me virus, Serbia thyen rekordin ditor me viktimat

Jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por shifra të frikshme raportohen edhe nga Serbia, sa i takon pacientëve të infektuar dhe atyre që kanë...

Qeveria ka vendosur të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore, në një kohë kur vendi ynë po përballet me një situatë kaotike të pandemisë COVID-19. Lufta ndaj armikut të padukshëm, do të vijojë në të gjitha frontet. Deri më tani, 5 persona nuk ia kanë dalë dot mbanë, dhe 123 persona janë të prekur.

Në vendimin e botuar në Fletoren Zyrtare, bëhet me dije se është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore në të gjithë Republikën e Shqipërisë, për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19. Me marrjen e këtij vendimi, qytetarëve u kufizohen të drejtat e garantuara nga nenet 37, 38, 41, pika 4, 49 dhe 51 të Kushtetutës, deri në masën që konsiderohet e domosdoshme për të arritur ruajtjen e shëndetit të shtetasve.

TË DREJTAT QË KUFIZOHEN

Neni 37: Paprekshmëria e banesës është e garantuar. Kontrollet e banesës, si dhe të mjediseve që njësohen me të, mund të bëhen vetëm në rastet dhe në mënyrat e parashikuara me ligj. Askujt nuk mund t’i bëhet kontroll vetjak jashtë procesit penal, me përjashtim të rasteve të hyrjes në territorin e shtetit dhe të daljes prej tij ose për të mënjanuar një rrezik që i kanoset sigurimit publik.

Neni 38: Kushdo ka të drejtë të zgjedhë vendbanimin si dhe të lëvizë lirisht në çdo pjesë të territorit të shtetit. Askush nuk mund të pengohet të dalë lirisht jashtë shtetit.

Neni 41: Shpronësimet ose ato kufizime të së drejtës së pronës që barazohen me shpronësimin, lejohen vetëm përkundrejt një shpërblimi të drejtë.

Neni 49: Secili ka të drejtë të fitojë mjetet e jetesës së tij me punë të ligjshme, që e ka zgjedhur ose pranuar vetë. Ai është i lirë të zgjedhë profesionin, vendin e punës, si dhe sistemin e kualifikimit të vet profesional. Të punësuarit kanë të drejtën e mbrojtjes shoqërore të punës.

Neni 51: E drejta e të punësuarit për grevë që ka të bëjë me marrëdhëniet e punës, është e garantuar. Kufizime për kategori të veçanta të punësuarish mund të vendosen me ligj për t’i siguruar shoqërisë shërbimet e domosdoshme.

SA DO ZGJASË GJENDJA E FATKEQËSISË NATYRORE

Lexo edhe :   OBSH konfirmoi se pandemia përhapet përmes ajrit, njihuni me shpikjen më të re
Lexo edhe :   Foshnja e parë e infektuar në Kosovë, fiton betejën me virusin

Sipas Aktit Normativ që është konsuluar me Komitetit Ndërministror i Emergjencave Civile, i ngritur me vendimin nr.750, datë 27.11.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në qarqet Durrës, Lezhë dhe Tiranë”, të ndryshuar, është organi më i lartë për koordinimin dhe bashkërendimin e veprimeve të institucioneve shtetërore dhe të subjekteve private, si dhe të burimeve financiare e materiale për përballimin e fatkeqësisë natyrore për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, deri në 30 ditë nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Anëtar i KNEC-së caktohet dhe ministri i Shtetit pë Rindërtimin.

MASAT QË DO MERREN

Për përballimin dhe lehtësimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore merren masat e jashtëzakonshme, që do merren nga institucionet publike janë: a) të realizojnë plane masash organizative dhe administrative për përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore; b) të përdorin burimet financiare të parashikuara në buxhetin vjetor, si dhe të rivlerësojnë buxhetin e tyre vjetor, në përputhje me kryerjen e shpenzimeve shtesë të paparashikuara; c) të vënë në dispozicion burimet njerëzore e logjistike; ç) të caktojnë objektet shtetërore në përgjegjësinë e tyre të administrimit, që mund të vihen në dispozicion për strehimin e popullsisë së evakuuar; d) të kufizojnë aksesin në ambiente publike, të cilat kanë një frekuentim të gjerë; dh) të ndalojnë tubimet, manifestimet dhe grevat; e) të kufizojnë aktivitetet në minimumin e domosdoshëm për të gjitha organet publike; ë) të vendosin në karantinë të gjithë personat e konfirmuar ose të dyshuar se janë të prekur nga COVID-19; f) të krijojnë dhe tësigurojnë zonat e karantinës me personel, të cilit t’i sigurohen të gjithë masat parandaluese për të evituar infektimin; g) të garantojnë kushtet dhe stafin e kualifikuar për kurim të specializuar në qendrat e karantinës; gj) të pajisin të gjithë punonjësit e qendrave spitalore dhe shëndetësore me bazën e nevojshme materiale për shmangien e infektimit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Qeveria ka gati skenarin e dytë/Manastirliu: Pritet rritje e të infektuarve

Qeveria po bëhet gati për skenarin e dytë të COVID-19. Këtë e bëri me dije Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në “Real Story”. Ajo...

Fshehja pas betejës proceduriale, dhe jo cilësisë së ndryshimeve kushtetuese

Nga: Mero Baze Presidenti Ilir Meta ju shmang përsëri komenteve për cilësinë e ndryshimeve kushtetuese, lidhur me reformën zgjedhore. Në një deklaratë të tij, përmes...

Aplikacioni më i shkarkuar bie në të gjithë botën, miliona përdorues nuk dërgojnë dot mesazhe

Një prej aplikacioneve më të përdorura në mbarë botën, WhatsApp, ka shfaqur probleme mbrëmjen e sotme. Lajmërimi është përcjellë në Twitter, ku përdoruesit kanë treguar...

“Ceremoni falas nëse e regjistronte si të vdekur nga pandemia”, Sazan Guri plas skandalin

Në kohën kur Ministrja e Shëndetësisë apelon që të gjithë të ndërgjegjësohen, pasi Infektivi po përballet me një fluks edhe të moshave të reja,...

Ngjarje e rëndë në Tiranë, 36-vjeçari bie aksidentalisht nga kati i katërt

Një 36-vjeçar me inicialet E.L., ka rënë aksidentalisht sot nga ballkoni i katit të katërt. Policia e Tiranës njofton se ngjarja ka ndodhur në...