E premte, 23 Tetor, 2020
13 C
Tirana

Qeveria shqiptare mjaft optimiste/ Papunësia ‘shërohet’ tërësisht më 2021

Më të lexuarat

Ilona Staller, pornostarja që u zgjodh deputete në Itali (VIDEO)

E lindur në vitin 1951 në Hungari, Ilona u rrit nga nëna e saj dhe njerku i saj, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme....

Meta te berberi/ Artan Hoxha i nxjerr foton: Garda e Republikës rrethon zonën

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka publikuar një foto të presidentit Meta i cili ndodhet tek berberi. Fotoja është shkrepur nga larg, dhe kjo për...

Turqia eksporton armë anti-dron në Shqipëri

Një kompani që vepron në qytetin Antalya të Turqisë, armët kundër dronëve të dizajnuar nga inxhinierët turq që i ka prodhuar për Forcat e...

Ku ndryshojnë Trump dhe Bajden mbi politikën e jashtme amerikane

Nga David Tafuri “The Hill” Menaxheri i fushatës së Trump e ka nxitur Komisionin për Debatet Presidenciale të “ri-mendojë dhe ri-publikojë një sërë temash…me theksin...

Vdes vullnetari që iu injektua vaksina anti-covid e prodhuar nga AstraZeneca

Autoriteti shëndetësor brazilian Anvisa, tha të mërkurën se një vullnetar i cili mori pjesë në një provë klinike të vaksinës COVID-19 të zhvilluar nga...

Plas sherri në studion e ‘Top Channel’, konkurrentët largohen nga emisioni

Puntata e radhës në ‘Përputhen’ ka përfunduar me sherre dhe me largim nga studio të djemve dhe vajzave që kanë shkuar për të gjetur...

“Hetues amerikanë asistojnë në çështjet e SPAK dhe BKH”, flet Yuri Kim

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka shprehur edhe një herë mbështetjen e SHBA ndaj institucioneve të dala nga reforma në drejtësi. Ajo u shpreh se...

E akuzuan për vrasjen e Remzi Hoxhës, reagon ashpër Sali Berisha

Ish kryeministri, Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të familjarëve të biznesmenit të njohur Remzi Hoxha. Ai ka hedhur poshtë akuzat se ka gisht...

Ja cila grupmoshë po infektohet më shumë me Covid-19

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, dr. Skënder Brataj, pohoi se virusi ka pësuar mutacion gjatë gjithë këtyre muajve, dhe tani shfaqet me simptoma të ndryshme...

“Muajt e ardhshëm do jenë të vështirë”, Mitsotakis: Nga e shtuna me kufizime

Jo vetëm Italia, por edhe Greqia vijon me shifra të frikshme të të infektuarve. Masa të tjera do të hyjnë në fuqi, duke kufizuar...

Qeveria shqiptare u shpreh optimiste për uljen e papunësisë së krijuar nga pandemia Covid-19 ndërsa parashikimet më të fundit nga Ministria e Financave tregojnë se vitin e ardhshëm do të shuhen të gjitha efektet që u dhanë në punësim.

Sipas projeksioneve zyrtare të Ministrisë së Financave të azhurnuara në treguesit e rishikuar makroekonomikë, papunësia këtë vit pritet të arrijë në 13.8% nga 12,9% që ishte në vitin 2019.

Por për vitin që vjen, norma e papunësisë pritet të arrijë në 10.9% në një nivel më të mirë se para krizës. Në tremujorin e parë papunësia ishte 11.4%.

Për vitet e 2021 dhe 2023 pritet një rënie e mëtejshme e treguesit respektivisht, në 9.4 dhe 9%.

Rënia e papunësisë në vitet në vijim më shumë sesa oferta që vjen nga tregu i punës, pritet të shkaktohet nga zhvillimet demografike në vend.

Shqipëria vitin tjetër hyn në ciklin e plakjes së shpejtë të popullsisë, e për rrjedhoje nis edhe tkurrja e forcës së punës. Tkurrja e forcës së punës, e kombinuar me një emigracion të lartë, do të çojë në ulje trendin e papunësisë, e cila gjithsesi mbetet në nivele më të larta se në Europë.

Produktiviteti i ulët i punës është bërë shkak që popullsia të zhvendoset në vende të tjera ku fitimet nga puna për të njëjtin profesion janë më të larta se në Shqipëri. Kjo ka qenë më e dukshme për profesione të tilla si mjekësia, IT dhe profesione të tjera me kualifikim të ulët.

Oferta për punë aktualisht ka rënë në mënyrë dramatike në të gjithë sektorët, si rrjedhojë e efekteve negative që dha kudo në ekonomi pandemia Covid-19.

Të dhënat e para pesimiste vijnë nga Zyra Kombëtare e Punësimit, ku aktualisht ka vetëm 272 oferta pune, teksa mesatarja vjetore e ofertave nga bizneset në tre vitet e fundit nga qeveria ishte 35-40 mijë vende pune në vit.

Lexo edhe :   Vaksina anti-Covid, ja sa do të paguajë qeveria shqiptare
Lexo edhe :   Deti s’mund të merret peng nga lavazhet e Himarës

Nga të 272 ofertat, shumica e tyre, rreth 90%, janë për punë që kërkojnë kualifikim të ulët, të tilla si punëtorë krahu, pastrues, punonjës në fasoneri dhe në sektorin e peshkimit.

Shumica e ofertave targetojnë persona me arsim 8-9-vjeçar. Nga ofertat në dispozicion shumica e tyre janë përqendruar në pjesën qendrore të vendit. Bizneset nga Durrësi, Lushnja dhe Elbasani dominojnë një pjesë të këtyre ofertave.

Të dhënat tregojnë se janë tërhequr nga ofertat për punë, bizneset call center dhe fasoneria dhe gjithashtu njësitë e shërbimit si bare dhe restorante. Këta sektorë ishin edhe ofruesit më të mëdhenj të punësimit në pesë vitet e fundit.

Ndërmjetësimi në tregun e punës nga Zyrat Kombëtare e Punësimit shënoi rritje në vitet e fundit si rrjedhojë e reformave që nisën donatorët në këtë strukturë. Në vitin 2018 dhe 2019, bizneset ofruan nga 40 mijë vende punë të lira në secilin vit.

Sipas të dhënave nga Anketa e Forcave të Punës, në tremujorin e parë të vitit, rreth 17 mijë persona humbën punën nga masat bllokuese në ekonomi. Më së shumti janë dëmtuar punonjësit në sektorin e shërbimeve, transportit dhe tregtisë.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, gjatë periudhës së izolimit rreth 60 mijë persona kishin ikur nga skema e sigurimeve, ndërsa analistët sugjerojnë se mbi 100 mijë veta do të humbasin punën nga efektet e pandemisë. /Monitor

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Stoltenberg: NATO do ndërtojë një qendër të misioneve hapësinore në Gjermani

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg konfirmoi të enjten se aleanca ushtarake do të krijojë një qendër hapësinore në bazën e Komandës Ajrore...

Epidemiologu Muka: Maskat nuk ulin infeksionin, mbajtja e tyre vendim politik

Mjeku epidemiolog, Taulant Muka mendon se vendosja e maskave nuk ul shkallën e infeksionit të Covid-19. Për Mukën, vëmendja nuk duhet të përqendrohet vetëm tek...

Kosova dhe Maqedonia e Veriut i bashkëngjiten “Rrjetit të pastër” 5G

Kosova dhe Maqedonia e Veriut, kanë nënshkruar në Shkup memorandum bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara për “Rrjetin e pastër” të gjeneratës së pestë të...

Foto/ Lefter Koka me Fatos Nanon, ndryshim drastik i ish-kryeministrit

Deputeti Lefter Koka ka publikuar në rrjetin social, Facebook një foto krahë për krahë me ish-kryeministrin socialist Fatos Nano. Në mbishkrimin e fotos, Koka shprehet...

Zëdhënësi i Metës i përgjigjet Ramës: Ora e përballjes po afron

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar duke iu përgjigjur akuzave të kryeministrit Rama në lidhje me dhënien e nënshtetësisë ndaj futbollistit...