E martë, 19 Janar, 2021
0 C
Tirana

Qeveria serbe tërhiqet nga vendosja e orës policore

Shtabi i krizës së koronavirusit në Serbi është tërhequr nga masat e paralajmëruara për zbatimin e orës policore.

Vendimi vjen pas dy netësh trazira në Beograd, të cilat u nxitën nga zemërimi i publikut për reagimin e qeverisë ndaj pandemisë.

Kryeministrja Ana Brnabiq shpalli sot masat e reja për frenimin e pandemisë, të përcaktuara nga shtabi i krizës. Ajo theksoi se tubimi i më shumë se dhjetë njerëzve në publik, do të ndalohet në Beograd, si në ambiente të mbyllura, ashtu edhe të jashtme.

Masat e tjera përfshijnë ruajtjen e distancës fizike dhe ndalimin e punës në objekte të mbyllura nga ora 21:00 deri në orën 06:00. Ndërsa ambientet e hapura, si parqet, do të mbyllen nga ora 23:00 deri në orën 06:00.

Brnabiq sqaroi se këto masa vlejnë vetëm për Beogradin, ku situata e pandemisë është edhe më kritike.

“Ne nuk kemi më kapacitete spitalore për të pranuar pacientë në Beograd. Do të paguajmë çmimin për atë që ndodhi mbrëmë dhe një ditë më parë [në protesta]. Do të shohim se sa njerëz janë infektuar. Do ta shohim në 5, 6 apo 10 ditët e ardhshme”, tha ajo.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zhdukja e biznesmenit italian, gazetarja tregon bisedën me partneren shqiptare

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer se vetë ajo ka folur me partneren e biznesmenit të zhdukur italian, Davide Pecorelli. E ftuar në “Open”, Lala u...

Sondazhi/ Opozita fiton Tiranën më 25 Prill, PD rritje krahasuar me 2017-ën

Opozita e Bashkuar del fituese në zgjedhjet e 25 Prillit sa i përket qarkut të Tiranës. Ky është rezultati i sondazhit të parë  të “Notto...

Mandati i parë i Bajden, do të lihet në hije nga trazirat civile në SHBA

Nuriel Rubini, 62 vjeç, është një nga ekonomistët më të njohur sot në botë. Profesor në Shkollën e Biznesit Shtern në Nju Jork, ai...

Dokumenti/ Zbulohet kontrata “sekrete” e qeverisë me Pfizer për vaksinën

Kontrata “Top-Secret” e qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer duket se nuk është më e tillë, pasi Gogo.al ka publikuar edhe disa foto të kësaj...

Sondazhi: Për 85% e shqiptarëve, zgjedhjet e 25 prillit janë të rëndësishme

Në studion e “Tempora” të Sonila Meços dhe nën komentin e Antonio Notto-s, shqiptarët po njihen me rezultatet e sondazhit të parë të RTV...