E hënë, 14 Qershor, 2021
14.5 C
Tirana

“Qeveria Rama më e lehtë për t’u rrëzuar”, Rudina Hajdari flet si lidere e PD-së

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari është e ftuar mbrëmjen e sotme në “Open” me Eni Vasilin. E pyetur se përse ajo mbajti një qëndrim kundër ndaj grupit të saj parlamentar, për djegien e mandateve në bllok, ajo tha se vendimi ishte një atentat kundër demokracisë shqiptare.

Ajo shtoi se vendimi i djegies së mandateve nuk është mbështetur as nga ndërkombëtarët.

E pyetur nëse ajo si një lidere e PD do të rrëzonte qeverinë Rama, Hajdari tha një përgjigje të fortë. “Qeveria Rama është qeveria më e lehtë për t’u rrëzuar”-tha Rudina Hajdari.

Sa i përket ndarjes mes saj dhe vëllait, Kirit, ky i fundit është shfaqur në protesta me kryetarin e PD-së, ajo tha: Patjetër që unë flas me vëllain tim, ne kemi familjet tona. Ne jemi rritur ne këtë mënyrë, që të kemi mendimet tona. Flas me vëllain tim dhe kemi kundërshtinë tonë, por kjo nuk do të thotë se ne jemi të përçarë. E vetmja gjë që e kam këshilluar është të mos bëhet pjesë e dhunës, patjetër që ai do jetë pjesë e demokratëve ashtu si dhe unë.

Pyetjes se nuk e dogji mandatin, për të mbrojtur të ëmën gjyqtare nga vettingu, zonja Hajdari tha: Ndihem krenare për familjen time dhe për vëllain tim. Aty tregohet qartë se opozita ka disa shqetësime që janë vërtetë të drejta. Unë nuk jam kundër tyre prandaj jam në parlament, pasi vendimi i opozitës është të braktisësh këto kërkesa. E kam dëgjuar dhe këtë akuzë, mamaja ime ka shumë në atë profesion, unë kam pak vite në këtë profesion. Nuk kam hyrë në parlament për të mbrojtur mamanë time, ajo le të mbajë përgjegjësitë e veta.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Një ditëlindje dhe një ditëvdekje

Nga Sokol Balla Gramoz Ruçi bën 70 vjeç në dhjetor, por zëre se ditëlindja e tij ka qënë dje. Tre dekadat e jetës politike të...

Euro 2020/ Hollanda mund Ukrainën në ndeshjen emocionuese me 5 gola

Takim i mbrëmjes, ai midis Hollandës dhe Ukrainës është mbyllur me vrull pasi plot 5 gola u shënuan në pjesën e dytë. Hollanda fitoi...

Gurët e tëmthit, shkaktarët dhe të rrezikuarit

Gurët e tëmthit formohen kur lëngu i grumbulluar në fshikëzën e tëmthit mpikset ose ngurtësohet në copa të vogla materiali të ngjashme me gurët....

Takimi Rama-Blinken, ja marrëveshja e nënshkruar. Fjala e Blinkenit dhe Ramës

Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken kanë zhvilluar një takim në Bruksel ditën e sotme. Fryt i këtij takimi ishte marrëveshja...

Itali/ Ngjarje tragjike në Romë, 4 viktima mes tyre autori dhe 2 të mitur

Një burrë i moshuar, 84-vjeçari Salvatore Ranieri, dhe dy vëllezër të moshës 5 dhe 10 vjeç, David dhe Daniel Fusinato, u vranë në Konsorciumin...