Qeveria shqiptare ka miratuar rritjen e pagës minimale në 30 mijë lekë.
Ajo u vendos në Këshillin Kombëtar të Punës në mbledhjen e sotme (16 tetor) nën drejtimin e Ministres së Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj.
Ministrja Denaj gjatë fjalës së saj në KKP vlerësoi, se Qeveria ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të zhvilluar dhe promovuar më tej kulturën e dialogut social.
”Rritja e pagës minimale ka qënë gjithmonë iniciativë e Qeverisë, në kuadrin e “Pagës së Denjë” për “Punë të Denjë”, duke patur në vëmendje edhe kërkesat e sindikatave, ndërkohë që “përgjegjësia sociale” e biznesit për punën e denjë, është e matshme, përmes sigurisë së shëndetit në punë dhe veçanërisht me pagën reale dhe sigurimet reale shoqërore.”, tha Denaj.
Rritja e pagës minimale u premtua një muaj më parë nga kryeministri Rama.