E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

Qeveria me plan menaxhimi për situatën e COVID-it, çfarë pritet në vjeshtë

Për të parandaluar përkeqësimin e situatës nga pandemia, qeveria shqiptare tashmë ka gati një plan menaxhimi në vjeshtë. Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli ka zbuluar ndër të tjera në një intervistë për “Report Tv” se po punojnë për të bërë edhe një fushatë vaksinimi për gripin.

Rakacolli tha se po përfundojnë strategjinë vjeshtë-dimër dhe pranverën e ardhshme, në lidhje me survejancën dhe më pas organizimin e sistemit shëndetësor për përballimin e skenarëve të ndryshëm, që mund të ndodhin së shpejti. Ajo e cilësoi si një sfidë më vete stinën e vjeshtës, pasi nuk dihet qartë se sa zgjat imunizimi, qoftë ai natyral qoftë nga vaksina.

“Vjeshta është sfidë sivjet, sërish do të shikojmë sesa influencon virusi, pasi akoma nuk dihet qartë se sa zgjat imunizimi qoftë ai natyral qoftë nga vaksina. Do të shikohet sa zgjat imunizimi, nëse do mund të dalin variante të tjera. Do jetë edhe ngritja e infeksioneve të tjera. Vjeshtën e kaluar mbizotëroi infeksioni i COVID, nuk patëm raste gripi. Si të thuash ky virus i mbyti viruset e tjerë. Por në këtë vjeshtë mund të kemi sërish gjallërim të këtyre infeksioneve, dhe jemi duke punuar edhe për të bërë një fushatë vaksinimi për gripin dhe kemi porositur edhe vaksina për gripin në mënyrë qe të përballemi me një skenar jo të këndshëm. Jemi duke përfunduar strategjinë vjeshtë-dimër dhe pranverën e ardhshme, në lidhje edhe me survejancën dhe me organizimin e sistemit shëndetësor, për përballjen e skenarëve të ndryshëm që mund të ndodhin dhe do ta lançojmë së shpejti”, u shpreh Rakacolli.

Lexo edhe :   Shtyhet afati për ndalimin e grumbullimeve në vende të hapura e të mbyllura
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Serbët bllokojnë rrugën, pas vendimit të Kosovës për reciprocitetin e targave

Mëngjesin e sotëm, në pikat kufitare policia e Kosovës u ka hequr targat të gjitha makinave nga Serbia, dhe i ka pajisur me targa...

Reciprociteti i targave/Kurti: S’ka për qëllim destabilizimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur nga Kuvendi për reciprocitetin e vendosur për targat e automjeteve. Gjatë seancës së sotme parlamentare, Kurti theksoi...

Shërbimet sekrete zbulojnë planin/ Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

Shërbimet sekrete greke dhe qeveria parandaluan një atentat ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës...

Në politikën gjermane nuk përfaqësohen sa duhet migrantët

"What's your Heimat?" - cili është atdheu juaj u pyet W. Michael Blumental, drejtori që themeloi Muzeun Hebre në Berlin në vitin 2014. Për...

Pse berishizmi, është enverizimi i ri shqiptar

Nga: Mero Baze Kjo që po i ndodh Partisë Demokratike, Partisë së Punës, ka filluar ti ndodh në vitin 1991. Kur ajo filloi të reformohej...