E shtunë, 23 Janar, 2021
9 C
Tirana

Qeveria mbylli klubet e natës, artistët paralajmërojnë protestë para Kryeministrisë

Ditën e sotme, qeveria vendosi që të mbyllë klubet e natës, diskot, lounge baret si dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre.

Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.

Gjithashtu ndalohet muzika pas orës 20:00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji.

Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim të aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore.

Ndërkohë së fundmi, personazhe të njohur të showbiz-it kanë reaguar lidhur me këto masa, teksa kanë shprehur mosdakordësinë e tyre.

Madje duket se kanë ndërmend ta çojnë më tej këtë çështje duke organizuar një protestë ditën e sotme në orën 20:00 përballë Kryeministrisë.

Disa artistë dhe jo vetëm kanë shpërndarë postimin në Instagram duke u bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen sot.

Mes personave që kanë shpërndarë postimin nën thirrjen “Kundër aktit normativ” janë Capital T, Xhemi Shehu, DJ Sardi, Olti Curri, Bes Kallaku, Gjiko, etj.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...