Qeveria firmos kontratën për ndërtimin e hekurudhës së re Tiranë-Durrës

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nënshkrimin e kontratës për ndërtimin e hekurudhës së re Tiranë-Durrës.

Sipas Ramës, ky do të jetë një investim strategjik që pas dekadash të tëra boshllëku hap kapitullin e Rilindjes së Hekurudhës Shqiptare, me një aks prioritar që përkon edhe me vizionin e Metropolit Europian Tiranë-Durrës.

”LAJM I MIRË – Pas më shumë se 3 vjetësh projektim, procedura financimi dhe garë ndërkombëtare firmosim kontratën për ndërtimin e hekurudhës së re Tiranë – Durrës.

Një investim strategjik që pas dekadash të tëra boshllëku hap kapitullin e Rilindjes së Hekurudhës Shqiptare, me një aks prioritar që përkon edhe me vizionin e Metropolit Europian Tiranë-Durrës.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, firmos kontratën për fillimin e punimeve’’, shkruan Rama në rrjetin social, Facebook.