E martë, 26 Janar, 2021
8 C
Tirana

Qeveria i rindërton shtëpinë kreut të PD/ Rama: Ju na shani, ne ndërtojmë për ju

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, kanë isnpektuar nisjen e punimeve për rindërtimin e banesave individuale në Farkë.

Gjatë inspektimit të punimeve, Rama bashkë me Veliajn ishin edhe në familjen e kreut të PD-së, dega Farkë, ku katër kurora mbetën të pastreha nga tërmeti.

Veliaj theksoi edhe një herë se çdo kurorë do të ketë edhe një banesë të sajën personale. Gjatë bashkëbisedimit nuk munguan edhe batutat mes Ramës e Veliajt me kreun e PD.

Veliaj: Edhe pse keni qenë katër kurora në një shtëpi. Do merrni katër shtëpi. Çimi është dhe kryetar i Partisë Demokratike. Me Çimin në fushatë jemi përballë, kurse në tërmet jemi bashkë për të ndërtuar.

Çimi: Demokracia kështu e ka.

Rama: Demokracia ka dhe një gjë, ju na shani, ne i ndërtojmë për ju . Po s’na shatë ju ne nuk e mbledhim dot mendjen fort. Sa më shumë që na shani
ju, aq më shumë na motivoni kështu që nga një shtëpi, katër shtëpi. Koalicion shpish. Mos u ankoni se nuk lejohen koalicion, koalicionet lejohen. Të gjithë bashkë, por secili në çatinë e vet që të mos krijohet sherr brenda për brenda.

(Rama batuta për djalin vogël të shtëpisë)

Rama: Ky sa të bëhet 18 vjeç s’po pyet më për ustain, do votojë për Lalin.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

I doli emri tek përgjimet, Ilir Kulla i çon mesazh gazetarit live në emision

Ilir Kulla, këshilltari i presidentit Ilir Meta, ka reaguar pas publikimit të emrit të tij në përgjimet e Ndraghetës në Itali. Gjatë emisionit “Opinion”, Kulla...

Gazetarja Lala: Antonio Gallo ka hyrë dhe ka dalë me dhjetëra herë në Shqipëri

Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë detaje të tjera në lidhje me përgjimet e antimafias italiane, ku flitej për politikanë shqiptarë të lidhur me Ndrangheta-n. Ajo...

Përgjimet/ Lubonja: Deklaratë e poshtër e ambasadorit italian, bashkëfajtor

Analisti Fatos Lubonja, e ka cilësuar të poshtër deklaratën e ambasadorit italian, Fabrizio Buçi, i cili reagoi në lidhje me përgjigjet e Antimafias italiane...

Kreshnik Spahiu: Ndragheta nuk hyn tek ne sepse ka frikë nga mafia shqiptare

Juristi i njohur, Kreshnik Spahiu ka dhënë një ide tjetër lidhur me përgjimet e antimafias për lidhjet e Ndrangheta-s me mafien shqiptare. Sipas tij, Ndrangheta...

Aksident në Vlorë, humb jetën punonjësi i policisë (Emri)

Një aksident i rëndë nga ndodhur në qytetin e Vlorës, ku për pasojë ka humbur jetën një punonjë i policisë. Në aksident janë përfshirë dy...