E martë, 7 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Qeveria holandeze bën gjestin e rrallë, kthesë historike 75 vite pas Holokaustit

Qeveria holandeze i ka kërkuar falje komunitetit hebre për veprimet gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në ditën botërore të Holokaustit, kryeministri Mark Rutte drejtoi një ndjesë për 140 mijë hebrenj për të cilët qeveria holandeze ishte përgjegjëse. Ata u dërguan të gjithë në kampet e përqëndrimit.

“Tani që të mbijetuarit e fundit janë akoma midis nesh, kërkoj falje në emër të qeverisë”, tha Rutte.

Kjo është hera e parë që Holanda kërkon falje për persekutimin e hebrenjve në Holandë dhe dëbimin e tyre masiv në kampet e shfarosjes. Madje, vet kryeministri Rutte deklaroi në vitin 2012 se nuk kishte arsye të kërkonte falje.

“Varet nga ne, brezat pas luftës, të vazhdojmë të përkujtojmë, nderojmë të rënët, emrin për emër”, shtoi Kryeministri.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

S’ka më sekrete/ Ja kur do të mbahet Festivali i 60-të i Këngës në RTSH

Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të përfcillet LIVE për publikun shqiptar në mbrëmjet e 27,28 dhe 29...

Ekzekutimi i ish-deputetit, bashkëshortja nxjerr emrat dhe ndryshon dëshminë

Natalina Ujka, bashkëshortja e biznesmenit shkodran Pashko Ujka, ka treguar për grupin hetimor se personat me të cilët bashkëshorti i saj ka pasur konflikte...

Misteret e pazgjidhura të Luftës së Dytë Botërore

Ne të gjithë i duam misteret, dhe Lufta e Dytë Botërore siguroi shumë të tilla. Shkalla e madhe e luftimeve dhe e taktikave të tokës së djegur, solli...

Ish-banori i “Big Brother”: Donaldi nuk është fitues, mes çiftit s’ka dashuri

Ish-banori i “Big Brother”, Adi Pojana, teksa ishte i ftuar në studion e “Shqipëria Live”, ka komentuar lidhjen e shumëpërfolur mes Donaldit dhe Beatrix. Për...

“Shkelje financiare”, arrestohet presidenti i klubit italian

Presidenti i një prej klubeve të Serisë A është vënë në pranga, për shkelje financiare mes të cilave edhe deklarimin e falimentit të kompanive...