Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

“Qeveria Haradinaj kryen shpenzime marramendëse”

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
“Qeveria Haradinaj kryen shpenzime marramendëse”

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sulmoi qeverinë e Kosovës me pretendimin se ajo po shpenzon më shumë se sa mbledh. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Kurti shkruan se Qeveria po shpenzon për asfalt 20 herë më shumë sesa që shpenzon për ujësjellës dhe kanalizim.

“Nga Raporti i Buxhetit të vitit 2017 edhe njëherë na dokumentohet pse kemi këtë nivel të ultë të mirëqenies. Shifrat e bëra publike nga ky raport nuk flasin, ato bërtasin. Qeveria jonë shpenzon për asfalt mbi 300 milionë euro, apo 20 herë më shumë sesa që shpenzon për ujësjellës dhe kanalizim, apo 10 herë më shumë se sa që ndanë për Universitetin e Prishtinës”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Albin Kurtit
Keqqeverisja si shpenzim
Nga Raporti i Buxhetit të vitit 2017 edhe njëherë na dokumentohet pse kemi këtë nivel të ultë të mirëqenies. Shifrat e bëra publike nga ky raport nuk flasin, ato bërtasin.
Qeveria jonë shpenzon për asfalt mbi 300 milionë euro, apo 20 herë më shumë sesa që shpenzon për ujësjellës dhe kanalizim, apo 10 herë më shumë se sa që ndanë për Universitetin e Prishtinës.
Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial i Kosovës, së bashku, nuk i kanë as 10% të parave të bëra asfalt. Për të qenë edhe më keq se kaq, shpenzimet e Këshillit Prokurorial të Kosovës, institucion ky thelbësor për luftimin e krimit dhe korrupsionit, tejkalohen për gati 70% nga shpenzimet e Zyrës së Kryeministrit. Ne i japim 25% më shumë para RTK-së se sa Këshillit Prokurial të Kosovës. Te shpenzimet kapitale, ato për asfalt rrugësh janë 100 herë më shumë se sa për trotuare për këmbësorë. Dhe, shpenzimet vetëm për një autostradë janë mbi trefishin e atyre për rrugë lokale dhe gati shtatëfish sa ato për rrugët regjionale. Shpenzimet kapitale për trotuare tejkalohen për 50% nga ato për vetura zyrtare dhe për mobile.
Te shpenzimet për mallra dhe shërbime, për shpenzimet, mëditjet dhe akomodimin e udhëtimit zyrtar jashtë vendit, janë shpenzuar 9.4 milionë euro, e që është më shumë sesa shpenzimet kapitale për kanalizim. Kurse furnizimet për zyra (mbi 8.5 milionë euro) janë përafërsisht aq sa shpenzimet kapitale për kanalizim. E, për shpenzimet kapitale për kanalizim janë harxhuar aq sa për qiratë e ndërtesave (diç mbi 8 milionë euro), ndërkaq për trotuare për këmbësorë aq sa për drekat zyrtare (rreth 3 milionë euro). Shpenzimet e telefonisë mobile bëjnë sa ato për mirëmbajtjen e shkollave dhe të objekteve shëndetësore marrë së bashku (2.5 milionë euro).
‘Shpenzimet kontraktuese tjera’ të paspecifikuara janë plot 38 milionë euro. Ne paguajmë për vendimet e gjykatave (mbi 5.3 milionë euro) gati sa edhe shpenzime kapitale për ujësjellësin. Te shpenzimet kapitale, për deponi të mbeturinave janë shpenzuar vetëm 97 mijë euro, kurse për blerje të librave vetëm 33 mijë euro.

Më shumë sesa për ujësjellës, kanalizim e trotuare, qeveria ka qenë më kursimtare veçse për blerjen e librave dhe veprave artistike për të cilat janë harxhuar vetëm 36 mijë euro. Huamarrja e përgjithshme është rritur për 37.3% nga 154.4 milionë euro në 212 milionë euro. Huamarrja e jashtme dhe pranimet nga nënhuazimet janë rritur për gati 120% nga 53.2 milionë euro në 116.6 milionë euro. Te huadhëniet për ndërmarrjet publike, borxhi i KEK-ut është mbi 182 milionë euro. Pagat e rrogat dhe mallrat e shërbimet në vitin 2017 janë rritur për 27 milionë euro gjithsej krahasuar me vitin 2016. Ato përbëjnë 40% të pagesave të gjithmbarshme. Tatimi në pronë në të gjitha komunat e Kosovës bashkarisht është vetëm 22 milionë euro. Përfitimet buxhetore nga licencat janë më pak se modeste. Psh. nga licenca për importim të duhanit dhe shitje me shumicë gjithsej 85 mijë euro. Nga licenca për shitje me pakicë të naftës dhe derivateve 200 mijë euro, me shumicë 49 mijë euro, ndërkaq për importin e naftës dhe derivateve 140 mijë euro.
Buxhetimi i këtillë është keqqeverisje, shpenzimi i këtillë është krim-qeverisje, është krimb-qeverisje. Ky është raporti për 2017, përfytyroni se si do të duken shpenzimet e 2018 pas rritjes 100% të pagave për Qeverinë, 53 milionëshit për Bechtel-Enkan dhe borxhit që po i paguan Telekomi Z-mobile.

TË LIDHURA

Probleme teknike në avionin e Air India, ulet në Hong Kong urgjentisht pas ngritjes
Bota

Probleme teknike në avionin e Air India, ulet në Hong Kong urgjentisht pas ngritjes

19:59 | 16/06/2025
Lufta Iran-Izrael, Benjamin Netanyahu: Nuk e përjashtoj eliminimin e Ajatollah Ali Khameneit
Bota

Lufta Iran-Izrael, Benjamin Netanyahu: Nuk e përjashtoj eliminimin e Ajatollah Ali Khameneit

19:57 | 16/06/2025
Trump paralajmëron marrëveshje paqeje mes Iranit dhe Izraelit: Njësoj si me Indinë dhe Pakistanin
Bota

Trump paralajmëron marrëveshje paqeje mes Iranit dhe Izraelit: Njësoj si me Indinë dhe Pakistanin

18:37 | 16/06/2025
Next Post
Rusia me llogari, i hapi portën Uruguait për të shmangur… (Video)

Rusia me llogari, i hapi portën Uruguait për të shmangur... (Video)

Hapet gjuetia e balenave në Islandë, vritet ekzemplari i parë 20 metra i gjatë

Hapet gjuetia e balenave në Islandë, vritet ekzemplari i parë 20 metra i gjatë

Po mblidhen para për Xhakën dhe Shaqirin, kush është organizatori?

Po mblidhen para për Xhakën dhe Shaqirin, kush është organizatori?

JU REKOMANDOJMË

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

22:36 | 11/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Veliaj pak shanse të lirohet nga Gjykata e Lartë, thotë Klodiana Lala
Kryesore

Veliaj pak shanse të lirohet nga Gjykata e Lartë, thotë Klodiana Lala

by mirseda
21:27 | 16/06/2025
0

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për procesin ndaj...

Jetojnë në çadër që nga tërmeti, “Tak Fak” dhe “Fundjavë Ndryshe” ndihmojnë familjen Reçi

Jetojnë në çadër që nga tërmeti, “Tak Fak” dhe “Fundjavë Ndryshe” ndihmojnë familjen Reçi

20:49 | 16/06/2025
Aksident i rëndë në aksin Sarandë-Delvinë: Makina del nga rruga dhe bie nga ura

Aksident i rëndë në aksin Sarandë-Delvinë: Makina del nga rruga dhe bie nga ura

20:45 | 16/06/2025
Dëmtimi e pengon, mesfushori i Juventusit do të mungojë ndaj Al-Ain

Dëmtimi e pengon, mesfushori i Juventusit do të mungojë ndaj Al-Ain

20:34 | 16/06/2025
Probleme teknike në avionin e Air India, ulet në Hong Kong urgjentisht pas ngritjes

Probleme teknike në avionin e Air India, ulet në Hong Kong urgjentisht pas ngritjes

19:59 | 16/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com