E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Qeveria fut në Vetting noterët, kush ka kontakte me krimin nuk merr licencë

Tashmë procesit të Vettingut do t’i nënshtrohen edhe noterët, përpos gjyqtarëve e prokurorëve. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha dje për mediat se personat të cilët kanë lidhje apo kontakte me botën e krimit, nuk do të lejohen që të ushtrojnë profesionin e noterit.

Qeveria “Rama 3” do të fusë në Vetting të gjithë, pasi në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave janë miratuar disa ndryshime në ligjin për noterinë, dhe që do të duhet të miratohet në Parlament, ku parashikojnë një kontroll të detajuar për lidhjet e noterëve me persona të inkriminuar.

“Ky pr/ligj ka për qëllim forcimin e integritetit të profesionit të noterit, dhe që lidhet me besueshmërinë e publikut te ky shërbim. Nëpërmjet këtyre ndryshimeve përcaktohen kritere të reja për futjen në profesionin e noterit, dhe që kanë të bëjnë me mospërfshirjen në këtë sistem të personave që kanë lidhje apo kontakte të papërshtatshme me krimin e organizuar ose persona të dënuar për kryerjen e veprave penale të rënda dhe këtyre kritereve të reja do t’i nënshtrohen edhe noterët që tashmë janë pjesë e shërbimit noterial nëpërmjet inspektimeve proaktive që do të ushtrojë Ministria e Drejtësisë”, deklaroi Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Vendimi i Këshillimit të Ministrave

Në pikën 2 të nenit 4 në projektligjin për noterinë, bëhet e ditur se personat që aspirojnë të bëhen noterë dhe që kanë kontakte me njerëz të botës së krimit, nuk iu jepet licenca, ndërsa ata që janë pjesë e sistemit iu hiqet kjo e drejtë. “Ministri i Drejtësisë vendos që i interesuari nuk kalon procesin e verifikimit të integritetit dhe besueshmërisë profesionale kur: subjekti i verifikimit ka kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar ose në kryerjen e veprave të rënda penale; ka shfaqur sjellje të rënda të papërshtatshme etike dhe morale që cenojnë besimin e publikut në sistemin noterial; ose ka ndonjë shkak tjetër përjashtues, sipas përcaktimit të legjislacionit në fuqi”, thuhet në projektligj.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...