E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Qeveria afgane dhe talibanët, marrëveshje historike në bisedimet për paqe

Zyrtarët e Qeverisë afgane dhe përfaqësuesit e talibanëve kanë thënë se janë pajtuar në parim për një marrëveshje të zhvillimit të bisedimeve për paqe.

Kjo njëherësh përbën marrëveshjen e tyre të parë të shkruar në 19 vjetët e fundit të luftës.

Njoftimi i 2 dhjetorit është konsideruar pikë kthese sepse u jep negociatorëve më shumë kohë për të kaluar në çështje më substanciale.

Aty përfshihen bisedimet me qëllim të arritjes së armëpushimit.

“Negociatat aktuale të të dyja palëve negociatore tregojnë se ka gatishmëri në mesin e afganëve për të arritur paqe substanciale dhe të dyja palët janë të përkushtuara për të vazhduar përpjekjet e tyre të sinqerta për të arritur paqe të qëndrueshme në Afganistan”, ka thënë Nader Nadery, anëtar i ekipit negociator nga ana e Qeverisë afgane.

Një përfaqësues i talibanëve ka publikuar pothuajse deklaratën e njëjtë në rrjetin social, Twitter.

Në deklaratën e tyre të përbashkët është thënë “të jetë caktuar një komitet i përbashkët për të përgatitur temat e agjendës” për bisedime të paqes.

Kjo marrëveshje vjen pas disa muajsh të bisedimeve në kryeqytetin e Katarit, Doha.

Të dyja palët vazhdojnë të jenë në luftë, meqë sulmet e talibanëve ndaj forcave të Qeverisë afgane janë duke vazhduar.

Marrëveshja është “një hap përpara drejt nisjes së negociatave për çështjet kyçe, duke përfshirë armëpushimin, si çelës të popullit afgan për paqe afatgjatë”, ka thënë zëdhënësi i presidencës afgane, Sediq Sediqqi, duke cituar presidentin, Ashraf Ghani.

Si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe Katari, e kanë konsideruar marrëveshjen “moment historik”.

Qeveria e përkrahur nga Shtetet e Bashkuara ka qenë në pushtet në Afganistan prej pushtimit amerikan më 2001, ndonëse talibanët kanë fituar kontroll në disa pjesë të këtij vendi viteve të fundit.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar mes Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve në Doha, në shkurt të këtij viti, të gjitha forcat e huaja duhet të largohen nga Afganistani deri në maj të vitit 2021, në këmbim me garanci për siguri nga ana e grupit militant.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërkuar që të përshpejtohet procesi i tërheqjes së trupave amerikane, duke thënë se dëshiron të ketë në shtëpi të gjithë trupat për Festën e Krishtlindjes.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka njoftuar se 2,000 trupa do të largohen nga Afganistani në mesin e muajit janar, duke lënë mbrapa vetëm 2,500 të tjerë./REL/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...