E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

Qeveri e re Rama-Basha/ Berisha dhe 10 deputetë të PD-së do bashkohen me LSI-në

Nikollë Lesi ka bërë parashikimet e tij, ndërsa tregon detajet me anë të një analize për qeverinë e re. Sipas tij, dueli Berisha-Basha do të vijojë në bazë, ndërsa ish-kryeministri do jetë i pafuqishëm për të rrëzuar kreun e PD-së.

Ai sqaron se Berisha edhe nëse mbledh firmat me Referendum partiak për të shkarkuar Lulzim Bashën, nuk do t’ia njohë gjykata. Dhe në fund, mazhoranca me ndikimet e saj do ti jap të drejtë Lulzim Bashës.

Duke qendruar në të njëjtën linjë, Nikoll Lesi thotë se ndërkommbëtarët dhe sidomos SHBA-ja, janë të interesuar për një bashkëqeverisje PS-PD. Në tetor krijohet qeveria Rama-Basha, ku Berisha dhe 10 deputetë të PD do bashkohen me LSI-në.

Shkrimi

Edi Rama mori dekret për kryeministër. Do dekretohen edhe ministrat e propozuar nëqoftëse nuk kthen ndonjërin Presidenti Meta. Ndërkohë dueli Basha-Berisha do të vazhdojë në bazë, por duket se Berisha edhe nëse mbledh firmat me Referendum partiak për të shkarkuar Lulzim Bashën, nuk do t’ia njohë gjykata. Mazhoranca me ndikimet e saj do ti jap të drejtë Lulzim Bashës.

Pra Lulzim Basha mbetet kryetar i PD. Berisha mund të marrë diku te 10 deputetë nga grupi parlamentar demokrat dhe do të vazhdojë të denoncojë Qeverinë e re Rama-Basha të fundtetorit të këtij viti. Ndërkommbëtarët dhe sidomos SHBA janë të interesuar për një bashkëqeverisje PS-PD. Preteksti mbetet se vendi nuk ka stabilitet dhe për t’u integruar në BE.

Një argument i pranueshëm! Ndërkohë Opozitë e vertetë do mbetet LSI dhe Berisha me deputetët e tij. Por janë pak, sepse nga 140 deputetë, Opozita do mbetet vetëm me 4 deputetët e LSI dhe 10 deputetët proBerisha. Natyrisht edhe një deputet mjafton për të nxjerrë të palarat e qeverisë. Por prapë Demokracia do rrudhet edhe me tepër. Kjo është skema që po gatuhet fshehurazi. Lulzim Basha do jetë zv/kryeministër dhe Ministër i Jashtëm. Jorida Tabaku ministre Drejtësie. Mundet edhe tre ministri të tjera i merr Basha. Kështu Basha forcohet, pasi ndjekësit e tij do shikojnë interesat e tyre, sepse pushteti është magnet i madh.

Lexo edhe :   Lulzim Basha ka të drejtë
Lexo edhe :   Kurti lë pas inatet me Ramën dhe e uron për mandatin e tretë

Edi Rama mbetet kryeministër.
Ilir Meta vazhdon president, pra nuk shkarkohet.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shërbimet sekrete zbulojnë planin/ Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

Shërbimet sekrete greke dhe qeveria parandaluan një atentat ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës...

Në politikën gjermane nuk përfaqësohen sa duhet migrantët

"What's your Heimat?" - cili është atdheu juaj u pyet W. Michael Blumental, drejtori që themeloi Muzeun Hebre në Berlin në vitin 2014. Për...

Pse berishizmi, është enverizimi i ri shqiptar

Nga: Mero Baze Kjo që po i ndodh Partisë Demokratike, Partisë së Punës, ka filluar ti ndodh në vitin 1991. Kur ajo filloi të reformohej...

VIDEO/Drogë, armë e vjedhje energjie, momenti i arrestimit të volejbollistit

Një volejbollist ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur me armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë. Volejbollisti 26-vjeçar i identifikuar si Eraldo...

Debati në PD, Basha-Berisha na sjell edhe njëherë debatin për sovranitetin

Nga: Ben Andoni Në Shqipëri është e prerë dhe e menjëherë-pranueshme se nëse e thotë diçka apo e artikulon ambasadori i SHBA-së, atëherë deklarata ka...