E diel, 24 Tetor, 2021
19.5 C
Tirana

Qetësohuni! Studiuesit: Covid-19 s’është aq i rrezikshëm sa mendoni

Ekspertët shprehen se Covid-19 mund të jetë ndoshta më vdekjeprurës sesa gripi sezonal, por shumë më pak vdekjeprurës se sëmundje të ngjashme si Ebola, SARS, MERS me shkallë vdekshmërie përkatësisht 50%, 10% dhe 35%.

Dr. William Schaffner, profesor i sëmundjeve infektive në Vanderbilt University School of Medicine në Nashville, duke bërë një pasqyrim të situatës, tha se për momentin ka një epidemi të ankthit. Dhe kjo është më tepër vrastare se sa koronavirusi.

Ai po kështu ka këshilluar të gjithë qytetarët që të distancohen nga jeta e zhurmshme komunitare, deri në një stabilizim të gjendjes. Po sipas tij, nëse zbatohen rregullat bazë, duke nisur nga higjiena personale, atëherë nuk ka asgjë për tu shqetësuar.

“Ka një epidemi të ankthit nga koronavirusi. Mendoj që njerëzit të marrin frymë thellë dhe të planifikojnë se çfarë duhet të bëjnë në kohën kur koronavirusi është i pranishëm në komunitetin e tyre. Duhet të krijoni një distancim nga njerëzit, derisa situata të normalizohet. Nëse zbatoni rregullat bazë, s’ka asgjë për t’u shqetësuar”.

Çfarë masash duhet të merren për të parandaluar koronavirusin?

– Lani shpesh duart me ujë dhe sapun ose pastrojini ato duke i fërkuar me pastrues me bazë alkooli.
– Kur kolliteni apo teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me gropëzën e bërrylit ose shami letre. Hidheni menjëherë shaminë e letrës në koshin e plehrave dhe pastaj lani duart.
– Mënjanoni kontaktet e ngushta me këdo që ka temperaturë dhe kollë.
– Paraqituni tek mjeku nëse keni kollë, temperaturë apo vështirësi në frymëmarrje dhe raportoni historinë e udhëtimeve nëse keni udhëtuar kohët e fundit.
– Mënjanoni kontaktet me tregjet e kafshëve të gjalla në zonat që kanë koronavirus dhe parandaloni kontaktet e pambrojtura me kafshë të gjalla apo sipërfaqe që kanë qenë në kontakt me kafshët.
– Mënjanoni konsumin e produkteve të mishit të pagatuara apo gatuara jo shumë. Mishi, qumështi i papërpunuar apo organet e kafshëve duhet të trajtohen me kujdes, duke përdorur mjete mbrojtëse në mënyrë që të mënjanohet kontaminimi.
– Udhëtarët që kanë patur kontakte me raste të konfirmuara apo ekspozim direkt ndaj një burimi të mundshëm të infeksionit duhet të vendosen në mbikëqyrje mjekësore.

Fëmijët dhe të rriturit kanë treguar qëndrueshmëri përsa i përket shërimit nga virusi. “Fëmijët dhe të rriturit kanë përparuar jashtëzakonisht mirë në drejtim të shërimit”, tha Dr. Jeremy Faust, mjek i urgjencës në Brigham and Women’s Hospital në Boston.

“Është me rëndësi të madhe që të mos harxhojmë burime te të rinjtë dhe njerëzit e shëndetshëm, por të përqëndrohemi te njerëzit që kanë me të vërtetë nevojë, shëndeti i të cilëve ka dalë jashtë kontrollit”.

Rritja e nivelit të vdekjes shkoi në 3.4% nga 2% që u raportua fillimisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, mirëpo ekspertët presin që të ulet kjo normë, pasi kujdesi shëndetësor është përmirësuar. Gjithsesi shkalla e vdekshmërisë ndryshon nga rajoni në rajon.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

Nga: Ergys Mërtiri Mbështetësit e z. Berisha pretendojnë se Foltorja po sjell debatin dhe reflektimin që i ka munguar PD-së duke i kontribuar hapjes dhe...

Sherr mes afganëve në Shëngjin, 26-vjeçarja plagos bashkëjetuesin 

Një grua afgane ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e saj me kombësi afgane, mesditën e sotme në ambientet ku janë akomoduar në Shëngjin. 26-vjeçarja...

Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

Ekipi i boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që mbahet në...

Futbollisti torturohet dhe grabitet në prani të partneres

Një yll i Premier Ligës është sulmuar nga banditë të maskuar në shtëpinë e tij, të cilët e kanë lidhur dhe torturuar para se...

Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

Kryedemokrati Basha është treguar i hapur për mediat, ndërsa ka komentuar vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën. Ai tha se nuk i...