Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare e njohur me akronimin si EMSC ka publikuar sot një tabelë për ecurinë e pasgoditjeve që nga tërmeti që goditi vendin javën e kaluar.
Siç mund të shihet edhe nga tabela ka pasur një rënie të ndjeshme të paslëkundjeve në krahasim me magnitudën e goditjes kryesore. Sipas tyre është tregues që toka po i rikthehet aktivitetet normal. Megjithatë, ata nuk përjashtojnë mundësinë edhe të ndonjë pasgoditje të fortë në muajt në vijim edhe pse propabiliteti është i vogël.
“Siç mund ta shohim, vala e pasgoditjeve të tërmetit që goditi Shqipërinë po vjen duke u shuar. Edhe pse një pasgoditje e fortë është gjithmonë e mundshme përgjatë javëve dhe muajve që pasojnë, aktiviteti do të rikthehet në nivelin normal”, është postimi në Twitter i Qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetare.