”Qëllova për vetëmbrojtje”/ Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes në Elbasan

Zbardhet dëshmia e autorit të dyshuar të vrasjes së 56-vjeçarit, Pjerin Xhuvani mesditën e sotme në qytetin e Elbasanit.

Pas dorëzimit në polici, Arbër Papleka deklaroi se ka qëlluar për vetëmbrojtje. Sipas tij, personat që po lëviznin me makinën me para dhe karta identiteti kanë qëlluar me arme ndaj tyre, pasi i kanë ndaluar për t’i denoncuar në polici.

Ai nuk ka pranuar që të ketë qëlluar me dashje ndaj viktimës dhe të plagosurve duke rrëfyer se e gjitha ka filluar pas një denoncimi për shpërndarje parash.

“Ne shkuam për t’i ndaluar se morëm një denoncim që një makinë shpërndante para. Shkuam për t’i ndaluar’ por ata qëlluan me armë zjarri ndaj nesh”, është shprehur autori.

Papleka ai u arrestua në afërsi të rrethrrotullimit të një qendre tregtare në hyrje të Tiranës, në tentativë për t’u arratisur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen ”5 Maji”, rreth orës 14:00. Dyshohet se Xhuvani po lëvizte me një makinë pa targa, për të shpërndarë para në këmbim të votës.

Emri i Xhuvanit u lakua edhe gjatë përplasjes në Elbasan Ditën e Verës, ku mbështetës të Partisë Socialiste u përplasën me mbështetësit e Partisë Demokratike.