E martë, 3 Gusht, 2021
18.5 C
Tirana

“Qëlloje ta heqim qafe”, detaje nga vrasja e shqiptarit në Athinë

Një  i ri shqiptar mbeti vrarë mbrëmjen e së mërkurë në lagjes “Exarchia” në Athinë. Nga të dhënat u bë e ditur se viktima është 23-vjeçari shqiptar Mihal Kapurani nga Korça.

Ndërsa sot mediat greke shkruajnë se autoritetet e vendit fqinj kanë zbardhur skemën e krimit të vrasjes së 23-vjeçarit shqiptar në Athinë mesnatën e 25 Prillit.

Sipas policisë greke, i riu shqiptar me dokumente greke, u përplas me disa shqiptarë të tjerë, ndoshta për shkak të pazareve të drogës. Sherri mes tyre nisi në një lokal në lagjen “Exarchia” të kryeqytetit grek.

Më pas konflikti mes grupit të të rinjve u zhvendos në një tjetër zonë disa metra më larg, pikërisht aty ku u gjet i vrarë edhe 23-vjeçari. Ky i fundit ishte qëlluar pesë herë me thikë, duke humbur jetën nga gjakderdhja.

Sipas hetimeve të policisë, autorët dyshohet se janë gjithashtu shqiptarë. Disa dëshmitarë i thanë policisë se kishin dëgjuar që njëri nga grupi i të rinjve të thoshte “qëlloje të mbarojmë punë”. Sipas tyre, kanë qenë 6 persona të maskuar me të cilët u konfliktua 23-vjeçari shqiptar, disa prej të cilëve kishin armë në duar.

Motivet deri tani mendohet se kanë qenë konfliktet për prishjen e pazareve të drogës. Deri më tani kanë dëshmuar në Policinë e Athinës tre persona, shkruajnë mediat greke, mes të cilëve edhe vëllai i viktimës. 

Ndërsa policia ka bërë të ditur se një shtetas me origjinë nga Përmeti, banor i Athinës, si dhe dy shtetas të tjerë shqiptarë me banim në Shqipëri,mund të jetë agresorët  të cilët kanë hyrë në kufirin grek pak ditë më parë.

Lexo edhe :   VIDEO/ "Digjet" Athina, temperatura tejkaloi 55 gradë celsius

Identitetet e të dyshuarve u janë dërguar pikave kufitare me Shqipërinë, si dhe Policisë shqiptare. Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vrasjes. TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Emërohet zv/ambasadori i SHBA në Shqipëri, dikur ka punuar shofer e kuzhinier

Demian Smith do të jetë zv/ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Lajmin e ka përcjellë Ambasada, ku zbulon ndër të tjera...

Shqiptarët janë imunizuar në mënyrë natyrore për Cov*d-19

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka dhënë lajmin e shumëpritur, se shqiptarët janë imunizuar në mënyrë natyrore për Covid-19. Këtë ai e ka konkretizuar përmes fakteve,...

Ti thua se Berisha është problem? Jo, nuk është!

Nga: Frrok Çupi Se si te vjen, thuajse si poshtërim, të merresh tani me Sali Berishën. Ai shkoi, ça të bësh më! Do të thuash...

U tha se ndërroi jetë, 40-vjeçarja është jashtë rrezikut bashkë me të birin

Gjatë ditës së sotme, qarkulloi një lajm i pavërtetë mbi vdekjen e gruas 40-vjeçare, ku pretendohej se nuk ia doli dot mbanë pas shpërthimit...

“Përvëlohet” Greqia/ “Shteti në këmbë”, autoritetet në alarm për energjinë  

Në Greqi, temperaturat kanë tejkaluar 55 gradë celsius. Ndodhur në këto kushte, qytetarët po kosnumojnë shumë energji për të përdorur kondicionerët, e për të...