E mërkurë, 20 Janar, 2021
3 C
Tirana

Qëlloi në ajër me armë zjarri, policia arreston 28-vjeçarin (Video)

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi një natë më parë ka qëlluar me armë zjarri në ajër në aksin rrugor Burrel – Klos. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës dhe ka krijuar panik te banorët e zonës.

“Shërbimet e Policisë së Matit, pas marrjes së informacionit se në aksin rrugor Burrel -Klos ka të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë reagimit në kohë si dhe informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: F. Ll., 28 vjeç, lindur dhe banues ne fshatin Suc, Bashkia Klos.”, njofton policia.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 29.06.2019, në orët e vona të mbrëmjes, në aksin rrugor Burrel-Klos, në afërsi të fshatit Shoshaj, ka qëlluar dy herë në ajër me armë zjarri.

Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti të fshehur në frigorifer, armën e zjarrit Pistoletë “TT”, që dyshohet se autori ka qëlluar në ajër.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Mat, për hetime të mëtejshme.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Gol i “çmendur” në Angli, portieri shënon nga porta në portë

Portieri i Njuport, Tom King, në Ligën e Dytë angleze, ka shënuar një gol të çmendur ditën e sotme, që po bën xhiron e...

Vr*sja e Santos, dëshmitari: Ekzekutori më drejtoi armën, polici u fsheh

Në grahmat e fundit, bankieri përpiqet me sa mundet ti largohet rrezes së armës siç duket nga kamerat e sigurisë. Por, vrasësi dukej një...

Polemikat për WhatsApp dhe frika për privatësinë e të dhënave

Shumë përdorues e braktisën WhatsApp-in, pasi ai e ndryshoi politikën e tij të privatësisë. Shqetësimet se të dhënat e tyre mund të përfundojnë në...

Zhdukja e biznesmenit italian, gazetarja tregon bisedën me partneren shqiptare

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer se vetë ajo ka folur me partneren e biznesmenit të zhdukur italian, Davide Pecorelli. E ftuar në “Open”, Lala u...

Sondazhi/ Opozita fiton Tiranën më 25 Prill, PD rritje krahasuar me 2017-ën

Opozita e Bashkuar del fituese në zgjedhjet e 25 Prillit sa i përket qarkut të Tiranës. Ky është rezultati i sondazhit të parë  të “Notto...