E shtunë, 6 Mars, 2021
13 C
Tirana

“Pyetjet i merr nga Basha“/ Gazetarja-Topallit: Merre telefonin shikoje

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, janë përplasur në emisionin ”Log” në lidhje me bashkëpunimin e tyre me dy forcat kryesore politike në vend, PS dhe PD.

Topalli ka akuzuar gazetaren se pyetjen e ka marrë nga kryetari i PD-së Lulzim Basha, nga ana tjetër Konomi i ka treguar Topallit se nuk është e ndikuar dhe nuk merr mesazhe nga askush.

Për sigurinë e saj, gazetarja ka kërkuar që Topalli të marrë dhe të kontrollojë celularin e saj.

Pjesë nga debati:

Esiona Konomi: Pse ju vjen për mbarë të kritikoni Bashën dhe jo Ramën.

Jozefina Topalli: Të shikoj se të vijnë mesazhet nga Lulzim Basha.

Esiona Konomi: Tërhiqeni këtë që thatë, pasi jeni mësuar që të sponsorizoni mendime, por unë nuk jam mësuar që të sponsorizohem nga askush, dhe nëse doni që të krijoni një imazh politik tërhiqini ato që sapo thatë.

Endri Xhafo: Ju e fyet gazetaren, dhe për qartësi Esiona nuk mbulon PD-në por mbulon PS-në në redaksi.

Jozefina Topalli: Unë nuk e njof, kush është Esiona.

Esiona Konomi: Ju duhet telefoni im mund ta mbani.

Jozefina Topalli: Ju mund të vazhdoni, unë po ju dëgjoj, pyetjet i marrin se u vijnë të gjithëve.

Esiona Konomi: Unë nuk jam të gjithë.

Jozefina Topalli: Ok ti je shumë e veçantë, meqe je gazetare, kush e ka bërë opozitën e 2013-2013.

Esiona Konomi: Ju keni bërë dhe keni pasur idenë e djegies së mandateve dhe e keni shprehur këtë.

Jozefina Topalli: Jo.

Esiona Konomi: Po të lexoj postimin tuaj, 19 dhjetor të 2018.

Jozefina Topalli :Lexojeni dhe njere, se une nuk kam thënë se duhet të digjet mandati, a nuk e kupton ose po abuzon.

Lexo edhe :   “Ke përgënjeshtruar orën e vjedhur të Bushit”/ Debat mes Gjekmarkajt e Bolinos
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ekzekutimi i 31-vjeçarit në Vlorë, gjykata jep vendimin për një prej autorëve

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë ‘’Arrest me burg’’ për Hans Jonuzi, një nga autorët e vrasjes së 31-vjeçarit, Tauland Gjikaj. Ngjarja e...

“Kam dy ditë që pres informacion për motrën”/ Vëllai denoncon nga Infektivi

Një qytetar ka denoncuar faktin se ka dy ditë që nuk ka komunikim me motrën e tij, e cila është e shtruar në spitalin...

OBSH, ekipi hetimor përgatitet të nxjerrë raportin për origjinën e Covid-it

Hetuesit që zhvilluan inspektime në Kinë për të zbuluar origjinën e koronavirusit, do të nxjerrin në mes të marsit një raport me përfundimet e...

Qytetarja: Kisha vëllain në spital, paguanim lekë ose do e linin të vdiste

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi mëngjesin e sotëm vizitoi disa biznese të vogla në Njësinë numër 5 Tiranë. Të shumtë ishin qytetarët të cilën shprehën...

Devoll: 58-vjeçari mbytet në rezervuar, e kishte marrë me koncension

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Devoll pasi një 58-vjeçar është gjetur i mbyur në rezervuarin e Koshnicës. Mësohet se ai...