E mërkurë, 23 Shtator, 2020
26 C
Tirana

Putin propozon rritje të tatimit në fitim për përfituesit e mëdhenj

Më të lexuarat

I riu rrahu dhe goditi disa herë me thikë të moshuarin/ Gazetari: Kreu i Policisë në Kavajë të japë dorëheqjen

Gazetari i njohur, Mentor Kikia, ka reaguar ashpër pas publikimit të rastit në Kavajë, ku një i ri rreh një të moshuar në lokal...

Aleksandër Solonik, kush ishte killeri më famëkeq i mafies ruse

Aleksandër Solonik lindi në Rusi, por ishte me origjinë nga Greqia e Veriut. Për këtë arsye njihej edhe si ‘Sasha Maqedonasi’. Që fëmijë tregoi...

Konflikt në Durrës/ Humb jetën 33-vjeçari, sherri nisi për një parakalim

Një 34-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Idajet Dulla, 33 vjeç, ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit Durrës me plagë thike. Dyshohet...

“Ben Çami” i arrestuar për lëndë narkotike/ OFL godet mikun e Emiljano Shullazit

OFL i ka dërguar letër për deklarimin e pasurisë një tjetër personi të skeduar. Bëhet fjalë për shtetasin Lutfi Enver Shabani me banim në...

Izolimi nuk dha rezultat, Izraeli po përballet me një situatë të papritur

Pavarësisht masave shtrënguese dhe rikthimit të izolimit, Izraeli vijon të shënojë një numër shumë të madh rastesh të reja me koronavirus. Rezultatet kanë qenë të...

Rriten tensionet, Turqia bën lëvizjen e papritur 24 orë para samitit të BE

Turqia ka bërë një lëvizje të papritur vetëm 24 orë para Samitit të Bashkimit Evropian, për të shqyrtuar çështjen e përplasjes me Greqinë në...

“Ju tregoj kapterin e kampit të Tepelenës, që ndiqte vajzat e nuset e reja dhe i fuste tek magazina”/Dëshmia e të arratisurit në ’66-ën

Nga: Dashnor Kaloçi Memorie. al publikon disa nga historitë e panjohura të ndodhura në Kampin e Tepelenës, ku pas vitit 1947, regjimi komunist i Enver...

Arrestoi Nehat Kullën dhe Tan Kateshin, policia shoqëron kolonel Edmond Kosenin

Policia e Peqinit ka ndaluar ish-drejtorin e Policisë së Elbasanit, kolonel Edmond Kosenin. Pasi është shoqëruar në ambientet e komisariatit ai është lënë i lirë. Kush...

Ndahet nga jeta Faik Perkoxha, personi që tërhoqi qenin zvarrë pak ditë më parë

Është ndarë nga jeta ditën e sotme për shkak të infarktit në zemër 50-vjeçari, i cili pak ditë më parë u arrestua për keqtrajtimin...

Kush ishte gjyshi i Ava Max, aktori shqiptar që u nda nga jeta sot

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Ava Max, ndau sot me ndjekësit e saj lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të gjyshit të...

Presidenti rus, Vladimir Putin ka propozuar rritje të tatimit në të ardhura për përfituesit e mëdhenj, prej vitit tjetër, teksa ka bërë të ditura masat që do të marrin autoritetet për të luftuar dëmet ekonomike, të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

Putin e ka bërë këtë njoftim në një adresim para kombit më 23 Qershor, një javë para se të zhvillohet votimi për ndryshimet kontraverse kushtetuese, të cilat i mundësojnë liderit rus, që të qëndrojë në pushtet deri më 2036.

Presidenti rus ka propozuar që taksat të rriten për 2 qind, përkatësisht 15 për qind për personat që fitojnë mbi 72,700 dollarë në vit, duke nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Nga kjo rritje, thesari shtetëror do të përfitonte 864.6 milionë dollarë shtesë, ka thënë Putin, duke shtuar se këto para do të shfrytëzohen për të trajtuar fëmijët “me sëmundje të rënda”.

Shkalla aktuale e tatimit në fitim prej 13 për qind, është prezantuar gjatë mandatit të parë presidencial të Putinit, më 2001.

Ai ka thënë se qeveria e tij do të vazhdojë të ofrojë ndihmë financiare përgjatë muajve Korrik dhe Gusht për qytetarët që kanë mbetur pa punë, për shkak të pandemisë me koronavirus.

Presidenti rus ka propozuar edhe uljen e tatimit në fitim për kompanitë e teknologjisë informative nga 20 në 3 për qind.

Rusia deri më tani ka raportuar për gati 600,000 persona të prekur me koronavirus, shifrën e tretë më të madhe në botë.

Ky shtet i ka dhënë fund izolimit, mirëpo kriza e shkaktuar muaj më parë pritet të ndikojë në tkurrje ekonomike për 6 për qind këtë vit.

Putin ka përfunduar fjalimin e tij, duke u bërë thirrje shtetasve rusë që të votojnë ndryshimet kushtetuese më 1 Korrik.

Nëse miratohen, ish-zyrtari i KGB-së, 67-vjeçar, mund të garojë edhe për dy mandate tjera si president, pasi t’i përfundojë mandati aktual më 2024.

Putin ka udhëhequr Rusinë si president apo kryeministër nga viti 2000. /Rel

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Do të gatuaj ty në vend të peshkut, kaq vlen ti!”, ofendime dhe ngritje zëri në “Përputhen” (VIDEO)

Puntata e së martës në “Përputhen” ka agravuar deri në fyerje. Mevlani dhe Shqipja kaluan në fyerje personale pas takimit të dështuar. Shqipja është...

Do rikthehet “Big Brother”? Zbulohet emisioni që do drejtojë Arbana Osmani

Zërat që qarkullonin në media, thonin se mund të kishim një rikthim të “Big Brother”, të cilin vetë Arbana e rikujtoi me postimet e...

Sinoptikanët grekë dalin me një tjetër paralajmërim pas ciklonit të fuqishëm, do preket edhe Shqipëria

Pavarësisht reshjeve intensive të rëna gjatë natës në pjesën më të madhe të vendit, duket se kjo situatë do të vijojë edhe në ditët...

Reshje shiu dhe shtrëngata, si do të ndryshojnë temperaturat nga nesër

Sot pasdite (e mërkurë, dt. 23) dhe nesër (e enjte, dt. 24), priten reshje intensive në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës, ndërsa mesatare në...

Meta: Të respektohet pikë për pikë marrëveshja e 5 Qershorit

Kreu i Shtetit Ilir Meta, ka përcjellë apelin e radhës ndaj klasës politike lidhur me hapjen e listave 100%. Ai ka publikuar një grafik ku...