E diel, 17 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

Putin porositi vrasjen e ish agjentit të KGB-së? Hetimet nxjerrin të vërtetën

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ka gjetur se Rusia ishte përgjegjëse për vrasjen e Aleksandër Litvinenkos. Litvinenko, një ish-spiun rus i cili u bë shtetas britanik, vdiq nga helmimi me polonium në 2006 në Londër.

Një hetim publik në Mbretërinë e Bashkuar i kryer në vitin 2016, arriti në përfundimin se vrasja “ndoshta u miratua” nga Presidenti Putin.

Rusia mohon çdo përfshirje në vdekjen e tij.

Kur në nëntorin e vitit 2006, ish-agjenti i shërbimit sekret rus dhe më vonë kundërshtari i Putinit, Aleksander Litvinenko u asgjësua në Londër me helmim me polonium radioaktiv, menjëherë u përhap në botë dyshimi se ky akt është vepër e zyrave shtetërore në Rusi.

Si tregues i rëndësishëm për këtë dyshim ishte shtënia në dorë e poloniumit, një element radioaktiv që nuk e gjejnë dot lehtë njerëzit.

Para eliminimit të tij në Londër, ish-agjenti rus kishte qëndruar në kontakt me dy të dyshuar rusë, Andrej Lugovoj dhe Dmitrij Kovtun. Që të dy këta persona nuk kanë pranuar se janë fajtor në këtë çështje.

Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Putin po e than qëllimisht tregun e gazit në Evropë?

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...