Putin merr dozën e dytë të vaksinës anti-covid në fshehtësi të plotë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka marrë ditën e sotme dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit.

Agjencia e lajmeve Reuters, shkruan se Putin e ka marrë dozën e dytë të vaksinës në fshehtësi të plotë.

Ende nuk dihet se cilën nga 3 vaksinat ruse ka marrë Kreu i kremlinit, teksa më e njohura deri më tani është Sputnik V.

Dozën e parë të vaksinës, Putin e mori muajin e kaluar po në fshehtësi të madhe, duke mos zbuluar detaje apo fotografi nga marrja e vaksinave.