E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

Putin: Biden është burrë shteti, shumë ndryshe nga Trump

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka konsideruar burrë shteti homologun e tij amerikan, Joe Bideen.

Në konferencën për mediat pas takimit me këtë të fundit në Gjenevë, Putin u pyet në lidhje me Biden dhe duke e krahasuar atë me paraardhësin Donald Trump, tha se është shumë ndryshe nga ai, shkruan The Guardian.

“Ai është një burrë shteti me përvojë. Folëm në detaje për dy orë, kjo nuk është diçka që mund ta bësh me shumicën e politikanëve. Ai është shumë ndryshe nga Trump”, tha Putin.

Takimi Biden-Putin, çfarë u diskutua

Putin tha se ai dhe Biden kishin rënë dakord që ambasadorët e dy vendeve, duhet të ktheheshin në postet përkatëse dhe të rinisnin detyrat e tyre diplomatike.

“Ka disa çështje për të cilat nuk kemi rënë dakord. Ramë dakord që ambasadorët të kthehen në poste. Nuk ka patur armiqësi por kemi diferencë pozicionesh.”, tha Putin.

Putin u pyet nëse bisedimet midis tij dhe Joe Biden ishin të natyrës armiqësore.

Kreu i Kremlinit, këmbënguli se bisedimet nuk ishin armiqësore dhe ishin në fakt mjaft konstruktive, me të dy palët që treguan një gatishmëri për të kuptuar njëri-tjetrin, sipas përkthimit të komenteve të Putinit.

Putin shtoi se ai dhe Biden ranë dakord për të “filluar negociatat” për sigurinë kibernetike.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lamtumirë doktor!

Nga Dritan Hila Ka kohë që diplomatët amerikanë kanë hequr dorashkat. Jo më larg se dje, ambasadorja e SHBA me një gjuhë cinike iu tha...

Shkelën rregullat kundër Covid, përjashtohen 2 sportistë nga Olimpiada në Tokio

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...

117 milionë euro, Manchester City pranë blerjes rekord

Manchester City është shumë afër goditjes së radhës në merkato. Sipas shtypit anglez, mungon shumë pak për arritjen e marrëveshjes për mesfushorin e Aston Villa-s,...

Koronavirusi/ Profesori grek: Do të krijohen më shumë mutacione ngjitëse

Profesori Theodoros Vasilakopoulos në një intervistë për mediat vendase, foli për rrjedhën e pandemisë në vend dhe procesin e vaksinimit ku thotë se ashtu...

Teatri Kombëtar në pronësi të Bashkisë/ PD: Rama nuk pyet për drejtësinë

Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj vendimin e qeverisë për t'i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Deputetja e zgjedhur...