E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

“Puthuni, përqafohuni, lidhuni”, Braçe shpërthen ndaj deputetëve për maskat

Deputeti socialist, Erion Braçe, është treguar i ashpër gjatë fjalës së tij në Kuvend, ndërsa ka kritikuar kolegët e tij, për papërgjegjshmërinë e lartë në zbatimin e masave anti-Covid. Një akt normativ në fuqi i qeverisë, parashikon që qytetarët duhet të mbajnë maska në ambientet e mbyllura, në kuadër të masave kundër Covid-19. Por në Kuvend ndodh krejt e kundërta. Deputetët nuk mbajnë maska, duke sfiduar rregullat që ata kanë vendosur. Tejet i shqetëuar, Erion Braçe tha se në vendet fqinje, maskat po mbahen edhe në ambiente të hapura.

“Çfarë po bëjmë ne këtu bashkë, po sfidojmë rregullat që kemi vendosur! Pse t’u kërkojmë qyetarëve të mbajnë maska, kur këtu në sallën e Kuvendit, përcillet mesazhi shumë qartë: nuk ka rrezik, nuk duhet të mbajmë maska.

Në vendet fqinje, maskat po mbahen edhe në ambiente të hapura. Çfarë mesazhi po përcillni? Puthuni, përqafohuni, lidhuni, mos mbani maska. Këtë mesazh po japim”, tha Erion Braçe.

Ish-zv.kryeministri paralajmëroi se një mbyllje tjetër do të ishte asfiksuese për ekonominë shqiptare. Ai shtoi më tej se çdo rrezik që do t’i vijë ekonomisë nga pandemia, do na fusë në rrugë pa krye.

“Buxheti i vitit 2022 është tavani i hapësirës fiskale që kemi. Çdo rrezik që do t’i vijë ekonomisë nga pandemia, do na fusë në rrugë pa krye.

Deri sot ka paguar qeveria, por do vijë momenti që këto do të jenë më të shtrenjta, për shkak të pamundësisë. Çfarë duhet të bëjmë? Të vinë të na vendosin gjoba për maskat? Si mund të dalim ne jashtë, a kemi moral?”, tha Erion Braçe.

Lexo edhe :   Drejtori ekzekutiv i Pfizer: Normalitetit do t'i rikhehemi në pranverë
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...