Puntata e djeshme në “Përputhen” ka degjeneruar në ofeza, pasi më herët pati një përplasje mes dy konkurrenteve. Sherri nisi pas takimit të konkurentes Xheni me Petron. Konkurrentja Eda, i tha Xhenit që kjo e fundit të mos shtirej si dikush tjetër. Kaq u desh që debati mes vajzave të degradonte në ofendime dhe paralajmërime për gjyq.
Debati në studio:
Eda: Kam aq shumë informacione sa fytyra jote…
Xheni: Pusho idjote, debile. Mbylle gojën dhe mos fol
Eda: Kjo është Xheni të dashur miq… Nëse flas unë prishen familje
Xheni: Tregoi pra informacionet tregoi…
Eda: Ti e di shumë mirë se çfarë di unë për ty. Do i shpërndaj të gjitha
Xheni: Unë nuk e di, por do t’i dëgjoj, jam e hapur
Eda: Lidhja jote, unë do t’i hap, do t’i shpërndaj të gjitha
Xheni: Unë me ty do ta ndjek në rrugë ligjore
Eda: Mos bëj rolin e Shën Mërisë mua, se të njoh shumë mirë kush je..