E premte, 5 Mars, 2021
15 C
Tirana

Punonte si taksist në të zezë, kush është Bujar Çela që u ekzekutua sot në Elbasan. Pista ku po heton policia (FOTO)

Bujar Çela, vëllai i Talo Çelës u vra sot në orën 05:45 të mëngjesit të sotëm, sapo ka zbritur nga makina e tij në një lokal te rrethrrotullimi i Bradasheshit.

Viktima është baba i dy fëmijëve dhe punonte si taksist. Ai priste udhëtarët që vinin me autobusët e Greqisë.

Tre persona të veshur si policë kanë ekzekutuar me armë zjarri Bujar Çelën, teksa po konsumonte kafen e mëngjesit në një lokal në fshatin Bradashesh.

Ata e kanë ndjekur për disa ditë 50-vjeçarin, duke mësuar kështu rutinën e tij të përditshme.

Autorët e kanë vëzhguar edhe këtë mëngjes viktimën dhe sapo ky i fundit u ul në lokal për të pirë kafe, ata qëlluan me armë zjarri 4 herë në drejtim të tij.

Ndërsa burime nga Policia e Elbasanit njoftojnë se pista ku janë përqëndruar hetimet është ajo e hakmarrjes për shkak të problemeve të vëllait Talo Çela, i shpallur prej disa kohësh në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Një portret i paautorizuar për historianin Marenglen Kasmi

Nga: Xhevdet Shehu Nuk e kisha njohur më parë Marenglen Kasmin. Kur ndaj Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe dëshmorëve të saj u ndërmor një sulm i...

Shumica duan largimin e tij/ 70 % e qytetarëve të Tiranës kundër punës së Ramës

Në shumicë dërrmuese, qytetarët e Tiranës nuk e vlerësojnë punën që po bën Edi Rama. Sipas sondazhit të ‘Flame Tree Advisors’ në ‘Çim Peka LIVE’,...

Brenda vilës së Hoxhës, dhoma dhe shtrati ku diktatori ndërroi jetë

Gjithçka në dhomën e ish-diktatorit ka mbetur ashtu siç ka qenë edhe atëherë kur ai ishte në jetë. Në një udhëtim në rezidencat e personaliteteve...

A rrezikohet Shqipëria nga tërmetet në Greqi? Përgjigjet sizmiologu i IGJEUM

Një tërmet tjetër i fuqishëm ka rënë në Elasona të Greqisë me magnitudë 6 ballë. Lëkundjet e forta u ndjenë edhe në Tiranë, në...

Italia bllokon dërgimin e vaksinave të AstraZenecas në Australi

Qeveria italiane ka bllokuar eksportin e vaksinës së AstraZenecas për në Australi. Përmes këtij vendimi është bllokuar dërgimi i 250.000 dozave të vaksinës, që janë...